United Hospital

Rikthehet Liberta, fillon Prive

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Emisioni më i madh dhe më i shikuar i showbizit në vendin tonë, Prive, që transmetohet në Klan Kosova do t’i japë fund pushimit veror. E shtuna e 13 shtatorit është konfirmuar si data e fillimit të sezonit të ri të transmetimit të top emisionit të shoubizit në vendin tonë, me në krye prezantuesen e jashtëzakonshme, superyllin, Liberta Spahiu.

Liberta e konfirmoi paraqitjen e saj dhe rikthimin në Prive, e fillimin e një sezone tjetër të raportimit të shoubizit shqiptar.

Sharmante, me shikim të zjarrtë, një bukuri të rrallë, natyrale në stil dhe me një trup të përkryer, Liberta tregon edhe një herë pse është e pazëvëndësueshme në emisionin Prive dhe e pakapshme në skenën televizive shqiptare.

Sezona për Prive fillon me një intervistë ekskluzive. Superylli shqiptar, Tuna, ka pranuar të flasë në një intervistë ekskluzive për atë që ka ndodhur së fundmi përreth saj si elaborimi i sukesit “MMV” që u shpall hit i verës 2014, vlerësimi i suksesit të Fenix Tour 2, i ciliësuar si ‘ndryshe’ dhe hapës i një dimensioni të ri në industrinë shqiptare të spektakleve.

Po ashtu, Tuna flet pa dorëza për koleget e saj, sigurisht me sensin e saj të drejtpërdrejt dhe sarkastik, kurse po ashtu përgjigjet në pyetjen nëse është milionere.

Uji Dea

Këngët më të mira dhe më të këqija të verës trajtohen në mënyrë të drejtpërdrejt në emisionin e parë të kësaj sezone të Prives.

Në emisionin e parë të këtij sezoni po ashtu do të promovohet edhe kënga e re e Flaka Krelanit, e po ashtu do të jenë edhe spekulimet e fundit nga protagonistët e shoubizit shqiptar, transmeton Telegrafi.

Sa për të kompletuar emisionin e parë ‘perfekt’, Prive do të sjellë edhe detaje nga dasma e Nora Istrefit, detaje të pa zbuluara ende nga mediat.

Emisioni transmetohet nga ora 19:00, sot (të shtunën) në Klan Kosova. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.