Eko Higjiena

Rikthehet gjallëria në Kamenicë, do të krijohen hapësira të këndshme për qytetarë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Me fillimin e implementimit të këtij projekti po rikthejmë gjallërinë në Kamenicë, duke krijuar hapësira të këndshme për qytetarët tanë ka thënë Qëndron Kastrati.

Postimi i plotë i Qëndron Kastratit

Fundamenti

Jam shumë i lumtur që pas gjithë proceseve krejtësisht transparente për projektin e Bulevardit të qytetit, sot nënshkruam kontratën me Zyrën e Prokurimit dhe grupin e operatorëve ekonomik Globi-M.I dhe Arbor Group, që do të kryejnë punët në këtë projekt.

Me fillimin e implementimit të këtij projekti po rikthejmë gjallërinë në Kamenicë, duke krijuar hapësira të këndshme për qytetarët tanë. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi maksimalisht në përmbushjen e zotimeve tona. /rajonipress/