HW

Rikthehet Fatmir Matoshi: Projektet e nisura do t`i përfundojmë me qeverinë e ardhshme

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ish ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi i është rikthyer sërish politikës. Së fundmi ai është prezantuar si një nga kuadrot dhe udhëheqësit e NISMA Socialdemokrate nga Kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj.

“Ardhja e Fatmir Matoshit, një personaliteti të shquar, është dëshmia më e mirë se Nisma Socialdemokrate është adresa e duhur për të gjithë ata që duan ta japin kontributin e tyre për vendin” ka thënë Limaj ditë më parë gjatë prezantimit të Matoshit në strukturat e NISMA Socialdemokrate.

Në një bisedë me Rajonipress, Fatmir Matoshi ka thënë se fokus i tij mbeten çështjet mjedisore në përgjithësi si dhe mbështetja për Anamoravën në veçanti.

“Ka më shumë se katër vite që nga koha kur jam larguar nga Ministria e Mjedisit dhe projektet kapitale dedikuar Anamoravës, nuk kanë bërë as edhe një lëvizje përpara. Janë dhjetëra miliona euro të siguruara për Hidrosistemin Kikë – Kremenatë si dhe për Impiantet e ujërave të zeza që disa nga ato vazhdojnë të mbeten të pashfrytëzuara dhe disa tjera të ridestinuara në punë të vogla e të një rëndësie shumë dytësore, ndërsa projektet e mëdha as që kanë lëvizur. Fokusi im do të jetë që këto projekte të fillojnë sa më parë. Si në kuvend ashtu edhe në qeverinë e ardhshme të Kosovës do të jem shumë i angazhuar që Kosova në përgjithësi dhe Anamorava në veçanti t`i kenë të zgjidhura sa më parë problemet e furnizimit me ujë të pijshëm përmes ujëmbledhësve të ri si për Kamenicën ashtu edhe për Gjilanin e Vitinë, sikundër që sa më parë të ndërtohen Impiantet e trajtimit të ujërave të zeza. Është për keqardhje që kemi humbur katër vite pa bërë asnjë progres të vetëm”.

HW

Matoshi ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë për deputet dhe pret që NISMA së bashku me AAK-në të jenë pjesë e rëndësishme e qeverisë së re.

“Po, do të kërkoj besimin e qytetarëve, tanimë kam dhënë shembuj të mjaftueshëm se në pak muaj udhëheqje kam arritur të bëjë punë mjaft të mira, e kemi mbështetur Gjilanin me shumë projekte, sikundër edhe Kamenicën e Vitinë si zona të lëna pasdore nga qeveritë e Kosovës. NISMA synon që së bashku me AAK që përbëjmë frontin opozitar dhe partnerët e tjerë pas zgjedhjeve, vendit ti ofrojmë në radhë të parë sigurinë, vullnetin dhe mundësitë për të jetuar në shtetin tonë, mjedisin e mirë e të përshtatshëm, ekonominë e zhvilluar, shëndetësinë, arsimin dhe infrastrukturën që e bën vendin tonë të dëshirueshëm për të jetuar në të” tha Matoshi.

Matoshi si Ministër i MMPH kishe mbështetur me rreth 3 milion euro projektet mjedisore në Gjilan në vitet 2018-2019, si dhe kishte udhëhequr procedurat e nevojshme për projektin e Impiantit të ujërave të zeza në Gjilan, projekt me vlerë mbi 30 milion euro dhe i financuar nga Banka Evropiane për Zhvillim e Rindërtim, që pastaj pati ngecje, dhe për këtë ishte falënderuar nga Ish Kryetari Lutfi Haziri që vjen nga LDK, aso kohe parti opozitare e qeverisë.

Gjithashtu Matoshi ka siguruar mbështetjen financiare dhe udhëhequr bisedimet me Bankën Botërore për Projektin e Hidrosistemit Kikë-Kremenatë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.