Mobi Casa

Rikthehet Elvana Gjata pas 3 vjetësh në një studio televizive

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Elvana Gjata është një ndër artistet më të komentuara të publikut shqiptar. Daljet e saj janë me pikatore, por ama kur del, kujdeset që të gjithë sytë të kthehen nga ajo.

Së fundmi Elvana u rikthye me “Çelu”, një mini-albumin që ka plot 7 këngë, i cili ka marrë pëlqimet e padiskutueshme të publikut.

“Çelu” është padyshim krijesa më e re e Elvanës që synon që të çelë shpirtin e vetë këngëtares fillmisht, por edhe të të gjithë shqiptarëve që kohët e fundit kanë përjetuar një situatë aspak të lehtë.

“Çelu” si një formë drite dhe shprese për jetën do të vijë këtë të shtunë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në T7 në një koncept dhe version krejtësisht ndryshe dhe që nuk e kemi parë ndonjëherë në një studio televizive.

Mobi Casa

Elvana Gjata do të performojë live të shtata këngët e “Çelu”, saqë edhe vetë këngëtarja në lançimin e promos i ka konsideruar si performanca speciale.

Duke patur parasysh formatin e emisionit “Soirée”, të gjitha pyetjet që ngrihen janë se cilët do të jenë të ftuarit e tjerë në këtë mbrëmje që do të jetë e gjitha dedikuar Elvana Gjatës. Me siguri nuk do të mungojnë njerëzit e saj më të afërt, por ndoshta dhe bashkëpunëtorët më të mirë të saj.

Por se çfarë do të ndodhë, na duhet të presim mbrëmjen e kësaj të shtunë në orën 21:00 në T7.

Një gjë është e sigurt që do të na gozhdojë të gjithëve përpara ekranit, pasi surprizat nuk do të mungojnë dhe një rrëfim i gjatë dhe i ndjerë nga Elvana për prapaskenat e “Çelu”, por jo vetëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.