RCCOLA

Rikthehen vrasjet në Dukagjin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një rafal plumbash nga kallashnikovi ia mori jetën dy qytetarëve pejanë. Në fakt sulmi me armë automatike i kryer nga një makinë në lëvizje të shtunën rreth orës 19.30, ka lënë të vdekur 51 vjeçarin Rexhep Kelmendi, i njohur në Pejë si Gjeka, dhe 31 vjeçarin Kastriot Kukaj, me nofkën Toti. Tashmë të ndjerët në momentin e sulmit, ishin duke pirë kafe në hapësirën e jashtme të kafiterisë “Ippon”, që është pronë e Kukajve.

Makina nga e cila është shtënë në drejtim të viktimave ka ardhur nga poshtë rrugës kryesore në drejtim të spitalit, dhe pastaj ka lakuar djathtas në rrugicën pranë kafiterisë. Sulmi nga makina në lëvizje është kryer nga 4-5 metra afërsi dhe pastaj makina është larguar më shpejtësi të njëjtës rrugice.

KKVITI

Në vend ka mbetur i vdekur Rexhep Kelmendi, kurse nga plagët e rënda që ka pësuar Kastriot Kukaj ka vdekur pak më vonë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Sipas policisë, makina më të cilën dyshohet së është kryer kjo vrasje e dyfishtë, është gjetur të njëjtën mbrëmje duke u djegur në një kodrinë të Pejës, e quajtur Maja e Zezë.(Tribuna).