FITORJA

Rikthehen reduktimet e ashpra të rrymës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Kosovë janë rikthyer reduktimet e ashpra të energjisë elektrike, për shkak të daljes nga sistemi i Bllokut B1 të Termocentralit “Kosova B”.Në një njoftimin e KEDS-it thuhet se në orët e hershme të mëngjesit të së dielës ka dal nga puna blloku B1.

Sipas zyrtarëve të KEDS janë duke u bërë përpjekje që njësia gjeneruese B1 në Termocentralin “Kosova B” të rifillojë prodhimin e energjisë elektrike sa më shpejtë.

“Momentalisht, KEDS varet nga importi emergjent i energjisë elektrike dhe u kërkojmë ndjesë konsumatorëve për reduktime eventuale të energjisë elektrike. Importimi i energjisë elektrike është proces që kërkon kohë, kapacitete për importim që janë në dispozicion në treg dhe përgatitje teknike. Prandaj nuk mund të realizohet në afat kohor të menjëhershëm”, thuhet në njoftimi për media.

Uji Dea

Sipas këtyre zyrtarëve, KEDS vazhdon përpjekjet për realizim të importit derisa për sa prodhimi i energjisë elektrike nuk është i mjaftueshëm dhe nuk mbulon kërkesat e qytetarëve të Kosovës.

E drejtori i serviseve në KEK, Edmons Nulleshi, ka thënë për Kosovapress se blloku B1 i Kosova B është nxjerr nga sistemi për shkak të disa sinjaleve se në rast se ky bllok nuk nxirret nga prodhimi, pasojat do të ishin shumë më të mëdha sesa reduktimet.

“Si masë preventive, ky bllok është nxjerr nga sistemi. Blloku B1 do të kthehet në sistem të hënën në mëngjes”, ka thënë Nulleshi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.