Rikonfirmohet bashkëpunimi i mirë me OSBE-në

Gjilan – Nënkryetari i komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli, kanë pritur sot në takim Lejla Helic – zyrtare e lartë pranë zyrës Regjionale të OSBE-së në Gjilan si dhe Francesca Damiani, zyrtare e re pran ekipit komunal të Gjilanit nga radhët e OSBE-së, e cila e monitoron Komunën.
Nënkryetari Kadriu e shefi i Kabinetit Ismajli i uruan mirëseardhje zonjës Damiani, ndërsa kanë folur për bashkëpunimin e mirë që vazhdimisht e Komuna e ka pasur me OSBE-në, duke i garantuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje.
Nga ana e saj, Francesca Damiani, zyrtare e re pran ekipit komunal të Gjilanit në radhët e OSBE-së, ka falënderuar Kadriun e Ismajli për pritjen, ndërsa ka thënë se meqë vije nga institucionet lokale në Romë, do të mundohet ta sjell përvojën e saj në Gjilan, gjithnjë në të mirë të qytetarëve këtu./rajonipress/