Rigjykohet Qemajl Behluli

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan ka nisur procesi gjyqësor ndaj Qemajl Behlulit i akuzuar për vrasje. Rigjykimi i Behlulit ka nisur me deklaratat e dëshmitarëve.

Në rigjykimin e Qemajl Behlulit që po kryesohet nga gjykatësi Hasan Sadiku janë dëgjuar deklaratat e dëshmitarëve të rastit të cilat nuk kanë ndryshuar nga ato që janë dhënë edhe në seancat e mëhershme.

Avokati mbrojtës Shemsedin Pira tha për rajonipress se pas dëgjimit të deklaratave të dëshmitarëve pritet të shtjellohen edhe provat e tjera që janë me shumë relevancë për këtë rast që tashmë po rigjykohet për herë të dytë.

Ndryshe rasti i Qemajl Behlulit dy herë është kthyer në rigjykim. Gjykata Supreme e Kosovës, herën e fundit e ka dënuar me 10 vite burg Qemajl Behlulin, nga 15 sa ishte i dënuar më herët për shkak të vrasjes së Sylejman Musliut dhe plagosjes së Arben Musliut më 26 shkurt 2010.

Në aktgjykimin e shkallës së parë të kryesuar nga kryetari i trupit gjykues Vllastimir Dimiq është thënë se Qemajl Behluli është gjetur fajtor sepse në datën kritike për shkak të marrëdhënieve të këqija ka privuar nga jeta Sylejman Musliun si dhe ka plagosur djalin e tij Arben Musliun.

Uji Dea

Kurse Agron Uka prokuror i Qarkut dhe përfaqësues i aktakuzës ka përmendur elementin objektiv i cili është manifestuar me shkaktimin e vuajtjeve dhe dhimbjeve të mëdha viktimës kurse ai subjektiv, vetëdija ,dëshira si dhe pëlqimi i kryesit,që viktimës t`i shkaktojë dhimbje dhe vuajtje sa më të mëdha.

Vet, Qemajl Behluli në mbrojtjen e tij ka thënë se veprën penale e ka kryer nën rrethanat e mbrojtjes së nevojshme. Derisa dëshmitari Arben Musliu ka thënë se ishim të sulmuar nga Qemajl Behluli, mbrojtja e të akuzuarit avokati Nijazi Hoxha ka thënë se klienti i tij ishte i sulmuar dhe me kohë i kishte paralajmëruar babë e birë që të largohen pasiqë me vete kishte revole.

Mbrojtja ka shfrytëzuar ekspertizën mjeko- ligjore të Arsim Gërxhaliut sipas të cilës vdekja e Sylejman Musliut nuk ka qenë e dhunshme apo mizore siç ka pretenduar prokurori. Qemajl Behluli ka thënë në mbrojtjen e tij se nga i ndjeri Sylejman Musliu ishte sulmuar me sëpatë dhe ai e kishte sharë dhe ofenduar familjen dhe moralin.

Kurse dëshmitari dhe i dëmtuari Arben Musliu ka thënë se kanë qenë duke ngarkuar dru në traktor, derisa kuptoj se pati dy të shtëna në drejtim të tij dhe dy apo tri të shtëna tjera në drejtim të babait të tij./rajonipress/