ARKATANA

Rigjallëroni trupin me lëngun me dardhë, panxhar dhe spinaq

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Dardhë, panxhar dhe lëng spinaqi, e shijshme apo jo? Nëse kurrë nuk e keni provuar, mos e lëshoni mundësinë ta kuptoni si mund ta rigjallëroni trupin tuaj përmes recetës natyrale, ta forconi sistemin imun dhe ditën ta kaloni të mbushur plot me energji.

NDIHMON NË FORCIMIN E SISTEMIT IMUN DHE LUFTON ANEMINË

Ky lëng i përgatitur me dardhë, panxhar dhe spinaq është ideal për ata që janë të prirë të vuajnë nga anemia apo kanë mungesë të mineraleve. Këta tre përbërës janë të fuqishëm dhe shtojnë nivelin e hekurit dhe bakrit, duke ndikuar në absorbimin e të gjitha mineraleve dhe të gjithë nutrienteve në sintezën e qelizave të kuqe të gjakut.

ARKATANA

KUJDESET PËR ZEMRËN

Diçka që duhet ta kujtoni para se të filloni me përgatitjen e këtij lëngut është se përbërësit duhet të janë të freskët. Nuk ka gjë më të mirë se përbërësit si këta t’i copëtoni dhe t’i përzieni, duke e ditur se do të keni veti të shumta shëruese prej tyre. Lëngu është burim për fibra dietare, që është ideal për zemër, derisa e ul edhe nivelin e lartë të kolesterolit. Si ta përgatitni lëngun -përbërësit: 1 panxhar 1 dardhë 3 spinaq të freskët (90 gr) 1 gotë ujë (200 ml) Përgatitja: Siç e kemi thënë në fillim, është me rëndësi që përbërësit të jenë natyralë dhe të freskët I shpëlani me kujdes. Më pas qëroni dardhën dhe e copëtoni në pjesë të vogla për ta lehtësuar përzierjen. Të njëjtën bëni dhe me panxharin. Krejt çfarë duhet të bëni është që panxharin, spinaqin dhe dardhën t’i shtoni në blender. Kur ta keni përzier, mos harroni të shtoni dhe një gotë me ujë, për të pasur përzierje më të lehtë. E pini krahas kafjallit, me proteina, si vezë për shembull.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.