ARKATANA

Riformatizimi, pas zgjedhjes së Kadri Veselit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zgjedhja e kryetarit të PDK-së po e mban peng riformatizimin e Qeverisë së Kosovës, të paralajmëruar nga kryeministri Isa Mustafa. Ky i fundit pati thënë se përveç dy posteve që ka lënë zbrazët ish-ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, do ta analizojnë performancën e secilit ministër dhe do të ketë edhe ardhje të tjera në kabinetin qeveritar.

Por, kjo nuk pritet të ndodhë derisa të mos zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës në konventën e 7 majit e që me gjasë do të jetë Kadri Veseli, i cili deri më tani është i vetmi kandidat për të marrë udhëheqjen e PDK-së.

Sipas burimeve të “Zërit” brenda koalicionit qeverisës, kryeministri Isa Mustafa po pret zgjedhjen e Kadri Veselit në krye të partisë më të madhe, në mënyrë që të merren vesh pastaj për emrat që do t’i propozojnë për ministra të rinj. Por, zyrtarisht nga Zyra e kryeministrit thonë se ende po presin koordinimin me partnerin e koalicionit për ta bërë riformatizimin.

Mobi Casa

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë për gazetën “Zëri” se ende nuk ka asgjë konkrete, meqë ende nuk janë takuar grupet punuese të dy partnerëve të koalicionit për t’i parë propozimet.

“Kemi parë një gatishmëri të Partisë Demokratike të Kosovës që Enver Hoxhaj të emërohet në postin e ministrit të Punëve të Jashtme. Por, po presim që në ditët në vijim grupet punuese të dy partive, pra partnerëve të koalicionit, të takohen dhe do të diskutojnë për ndryshimet që do të ndodhin në kabinetin qeveritar”, ka thënë Abrashi. Megjithatë, ai nuk ka pohuar, as mohuar se a do të ndodhë të ketë edhe emërime tjera në kabinetin qeveritar. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.