UBT

Riformatimi i Qeverisë nis këtë muaj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Riformatimi i Qeverisë pritet të nisë këtë muaj. Partnerët e koalicionit qeveriës tashmë janë dakorduar për nisjen e këtij procesi, përderisa partitë opozitare riformatimin e vlerësojnë të padobishëm dhe kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit.

Drejtues të koalicionit qeverisës (PDK-LDK) janë shprehur të gatshëm ta fillojnë këtë muaj procesin e riformatimit të qeverisë. Kryeministri Isa Mustafa, duke mos saktësuar se çka do të përfshijë konkretisht ky proces, ka thënë se riformatimi do të fillojë në muajin tetor. Edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij pritet t’i ndërrojë ministrat e saj në qeveri, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Uji Dea

Pavarësisht kësaj, deputetë të PDK-së thonë se ende nuk është biseduar për një riformatim të mirëfilltë, sado që siç shprehen ata, e përkrahin një gjë të tillë. E deputetët e LDK-së, duke e cilësuar riformatimin si të drejtë ekskluzive të kryeministrit, shprehen optimistë se ky veprim do të ndodhë.

Megjithatë, partitë opozitare nuk e shohin dobiprurës reformatimin edhe nëse ai realizohet. Madje, ato mendojnë se një gjë e tillë do të bëhej vetëm për interesa politike dhe shpërqëndrim të vëmendjes nga dështimet e qeverisë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.