United Hospital

Riformatimi i Qeverisë kursen 3.6 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Opozita nuk e mbështet riformatimin e Qeverisë. Sipas tyre, as ky hap nuk do të sjellë zhvillime pozitive.

Riformatimi i Qeverisë së Kosovës, i cili do ta përfshinte edhe zvogëlimin e ministrive, do t’ia kursente buxhetit të shtetit 3.6 milionë euro brenda një mandati. Kështu kanë vlerësuar hulumtuesit e institutit GAP dhe njohësit e çështjeve politike në Kosovë. Sipas tyre, numri i ministrive do të duhej të zvogëlohej nga 19 sa është tani në 13 gjithsej.

ARKATANA

E përderisa në Kosovë aktualisht ka 19 ministri, dy prej tyre (ajo e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministria e Integrimit Evropian) tanimë “funksionojnë” pa ministra. Gjersa njohës të çështjeve politike kërkojnë riformatim të Qeverisë dhe shuarjen e disa prej këtyre ministrive, përfaqësues të Qeverisë thonë se riformatimi do të ndodhë, mirëpo ende nuk është caktuar se kur saktë do të fillojë një proces i tillë.

Sipas Qeverisë, riformatimi do të vijë si rezultat i pajtimit të partnerëve të koalicionit PDK-LDK. Mirëpo, partitë opozitare bashkë me analistët politikë nuk shohin vullnet të Qeverisë për ta ndërmarrë një hap të tillë, sado që sipas tyre është mjaft i nevojshëm. Kjo pasi, ashtu si ata kanë deklaruar, partitë në pushtet i kanë sistemuar dhe po i sistemojnë akoma njerëzit e tyre partiakë nëpër këto ministri./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.