Riformatim ‘kozmetik’ i Qeverisë

Emërimi i dy ministrave të rinj gjatë kësaj jave nuk është pjesë e ndonjë riformatimi rrënjësor të qeverisë “Haradinaj”, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndryshime të vogla në të ardhmen, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Duke folur për emërimin e ministri të ri të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe të atij të Mjedisit Fatmir Matoshit, në Zyrën e Kryeministrit kanë mohuar për gazetën “Zëri” mundësinë e riformatimit rrënjësor.

“Nuk do të ketë riformatim rrënjësor të Qeverisë. Kërkesa për zëvendësimin e ministrave nga AKR-ja ka ardhur nga kjo parti e koalicionit”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Në anën tjetër, përfaqësues të subjekteve opozitare konsiderojnë që ndërrimet e udhëheqësve të dikastereve ministrore janë vetëm lojëra të koalicionit qeverisës.

Ndërsa njohës të çështjeve politike në vend vlerësojnë që kryeministri Haradinaj nuk ka kontroll mbi ministritë, përderisa thonë se ndërrimet brenda dikastereve po bëhen vetëm për interesa partiake.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).