Rifillojnë projektet e kanalizimit në Smirë dhe Tërpezë

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka bërë sot përurimin e rifillimit të kanalizimit në fshatin Smirë dhe Tërpezë. Këto dy projekte kapin vlerën e mbi 363.000€ dhe janë duke u financuar me mjete vetenake të Komunës së Vitisë.
Gjatë përurimit të rifillimit të projektet të Kanalizimit në fshatin Smirë të Vitisë, Haliti theksoi se është e pajustifikueshme që një lokalitet aq i madh si Smira të jetë pa kanalizim.
Duke folur para banorëve të këtij fshati ai tha se Komuna ka arritur që për vitin në vijim të siguroj edhe ujin e pijes për këtë fshat.”Kemi arritur që sigurojmë edhe ujin e pijes për këtë fshat dhe krahas projekteve të tjera dhe bashkëpunimit të mirë rreth renovimit të shkollës, rrugës fushore që e kemi përfunduar gjatë këtij viti. Por më e mira e gjithë kësaj do jetë uji i pijes pasi që është i nevojshëm pasi ka mugës të saj në këtë fshat” u shpreh Haliti.
Ndërkaq kryetari i fshatit Smirë Afrim Salihu falënderoj kryetarin e Komunës për këtë projekt, por edhe për projektin e ujësjellësit. “Falënderoj kryetarin e komunës për përpjekjet e tij për përmirësimin e kualitetit të jetës në këtë fshat. Përkushtimi i tij është i madh siç shihet në gjithë komunitetin në mbarë Komunën e Vitisë e në veçanti për këto dy projekte” u shpreh Salihu.
Më pas kryetari i Komunës me bashkëpunëtor ka qëndruar edhe në fshatin Terpezë ku edhe aty ka bërë rifillimin zyrtar të projektit të kanalizimit në këtë fshat.
Përndryshe kanalizimet në Smirë dhe Terpezë do të financohen me mjete vetanake të Komunës së Vitisë dhe kapin vlerën e mbi 363.000€. Ndërkaq në bazë të planit dinamik punimet në ndërtimin e kanalizimit në këto fshatra duhet të përfundojnë brenda këtij viti./rajonipress/