ARKATANA

Rifat Jashari: Krenar që gjendem para kësaj ushtrie që e kemi prit “dem baba dem”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Vëllai i heroit Adem Jashari, Rifat Jashari, ka folur sot në nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jashari dha një mesazh bashkimi. Ai tha se është krenari për të që të gjendet para ushtarëve të FSK-së, për të cilën është pritur e ëndërruar gjatë.

“Sot, Ushtria Çlirimtare e Kosovës na ka bashkuar për 25-vjetorin e Epopesë së Lavdishme. Është kënaqësi dhe krenari me qenë para kësaj ushtrie që e kemi prit dem baba dem. Ju uroj 25 vjetorin, shëndet e punë të mbarë. Lutem t’i arrijmë qëllimet tona shekullore për hir të luftës, gjakut të bijve tanë e gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe t’i arrijmë qëllimet deri në maksimum si të gjitha shtetet që ekzistojnë në botë”, tha Jashari.

ARKATANA

5, 6 dhe 7 mars janë datat që shënojnë rezistencën e familjes Jashari në Prekaz, e cila u sulmua nga forcat e okupatorit serb. /Telegrafi/

Adem JashariEpopeja e UÇK-sëRifat Jashari

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.