RCCOLA

Ridvan Neziri, mërgimtari që asnjëherë nuk e harron vendlindjen, investon aty ku duhet

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ridvan Hysen Neziri nga Malisheva e Gjilanit i cili jeton dhe punon në Zvicër ka investuar hiq më pak se 6000 euro për nevojat e fshatit Malishevë. Me vetëkontribut Ridvani ka participuar dhe kryer punimet në hapjen e një bunari për nevojat e xhamisë, rregullimin e ujit në xhami dhe nxemjen. Gjesti i Ridvanit përgëzohet nga bashkëfshatarët e tij.

Mërgimtari Ridvan Hysen Neziri çdo vit pothuajse investon në infrastrukturën e fshatit, aty ku nevojat janë më të mëdha.

Ridvani jeton në Zvicër por vendlindjen nuk e harron asnjëherë.”Kam dëshirë të përkrah çdo aksion të bashkëvendësve të mi dhe jam në dispozicion të tyre. Kjo përkrahje e imja është simbolike sepse nevojat e fshatit janë edhe më të mëdha, por unë nuk ndalem sepse investoj pothuajse çdo vit që vije në vendlindje” rrëfen Ridvani.

Ridvani thotë se ka zgjedhur të investojë në ujë dhe tek nevojat e xhematit të xhamisë në Malishevë.

Mobi Casa

Sipas tij janë rreth 6000 euro investime që ka realizuar deri tani.

Artan Bejta aktivist nga fshati Malishevë tha se kontributi i Ridvanit është për tu përshëndetur. “Ridvani edhe pse është i lindur në Malishevë dhe tash jeton në Gjilan e punon në Zvicër, ai vazhdimisht kontribuon për fshatin ton dhe asnjëherë nuk e harron vendin ku u lind e ku është rritur” u shpreh Artan Bejta.

Sipas Artanit mërgimtari, Ridvan Neziri ka bërë hapjen e bunarit, ka investuar në instalimin e raketës së bunarit, ka bërë rregullimin e ç`eshmes si dhe ka rregulluar nxemjen e xhamisë. Të gjitha këto investime kapin shumën e 6000 eurove tha Bejta./rajonipress/