Fundamenti

Ridon Jakupi kalon në fazën tjetër të “The Voice Kids”

/ 2 minuta lexim
HW

Djaloshi shqiptar nga Kumanova, i cili jeton në Duisburg të Gjermanisë, me paraqitjen e tij në talent shoun “The Voice Kids” në Gjermani ka impresionuar jurinë dhe publikun.

13-vjeçari këndoi këngën „Shou me Love“ nga Sam Feldt feat. Robin Schulz. Më zërin e tij ai bindi jurinë e fshehtë (Blind Auditions), të cilët aprovuan menjëherë kalimin e tij në fazën tjetër.

Të tre anëtarët, duke e komplementuar Ridonin, u munduan ta joshin që të jetë pjesë e grupit të tyre. Anëtari i jurisë Sascha tha: “Ti djalosh, vetëm nëse vjen tek unë e ke adresën e duhur”. Lena u shpreh: “Ajo çfarë mua më habiti tek ti ishte që ti vetëm me 13 vjeç arrite ta kontrollosh aq bukur zërin”, ndërsa Mark Forster i bëri disa kritika, por gjithsesi edhe ai kishte dëshirë ta marrë në grupin e tij, njofton albinfo.ch.

Fundamenti

Në fund Ridoni vendosi t’i bashkohet grupit të këngëtares Lena Meyer, e cila në vitin 2010 ishte fituese e festivalit “Eurovision”.

Në fazat e ardhshme Ridonin e presin paraqitje dhe ballafaqime të ndryshme me kandidat të tjerë, por ai është i gatshëm për ta vazhduar me sukses këtë rrugëtim deri në finale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.