Uji Dea

Riciklimi i shpifjeve si tentim për eskivimin e të vërtetës

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Nga Muhadin Haziri – Në një shkrim në formë të reagimit, në emër të PDK-së, pa autor, në vend të demantit dhe kundër argumenteve, u përsëritën shpifjet dhe akuzat e rreme në adresën time, në përpjekjen e kontestimit të autoritetit dhe punës së Komisionit të aksionerëve.

Përsëritja e këtyre shpifjeve dhe akuzave të fabrikuara pikërisht me 1 prill, është koincidencë e rastit apo pjesë e objektivitetit kozmik, le të mbete çështje në vete dhe e supozime. Me besimin në maksimën se rrena e përsëritur mund të tingëllojë si e vërtetë, sot përsëri u lansuan shpifjet, duke e dezinformuar opinionin se gjoja ekzistojnë akuza ndaj meje, duke përdorur si fakte dhe duke prezantuar dokumente pa vlerë.

Po ua përsëris se Riad Rashiti me klanin e tij përmes shpifjeve të fabrikuara dhe akuzave të pabaza, të cilat i kanë dërguar në prokurori, dhe të cilat janë hedhur poshtë nga prokuroria, dhe të njëjtat akuza janë ngritur ndaj personave të cilët ata kanë joshur që të bëjnë kallëzime penale, po përpiqet të kontestoj legjitimitetin tim si anëtarë i komisionit të aksionerëve. Unë po ju sjell dokumentet që vërtetojnë pafajësinë time, Aktvendimin e Gjykatës së apelit të Kosovës dhe thirrjet e gjykatës ku unë jam i ftuar në cilësinë e dëshmitarët (shit fotot) në proceset gjyqësore ndaj njerëzve që ju i kishit yshtur ndaj meje, përmes joshjes dhe shantazheve, andaj ato që ju i servoni opinionit si fakte janë dokumente të pavlefshme,të cilat i kanë zhvleftësuar organet e drejtësisë, fatkeqësisht pra rrena i ka këmbët e shkurtra thotë një maximë popullore. E thashë edhe herën e kaluar se Riadi nën petkun partiak po mundohet që këtij procesi t’i jap ngjyrim politik, kësaj here nuk u dënjua të jetë autor i shkrimit, iu shmang rolit të dilerit partiak dhe po tenton të përdor subjektin partiak si mburojë, me besimin se përkatësia partiake i siguron imunitet.

Ne apostrofuam individ të caktuar dhe një klan profiterësh, nuk u thirrëm në parti dhe ideologji. Përmes riciklimit të shpifjeve dhe akuzave të fabrikuara, po tentohet të kontestohet dhe të pengohet puna Komisionit të Aksionerëve, kur dihet se në bazë të Ligjit KA vepron në emër të Komunës dhe është ka autorizimet dhe autonominë të vendos se si do t’i ushtrojë të drejtat e aksionarit të komunës në një çështje të caktuar. Monitorimi i vazhdueshëm dhe vlerësimi i performancës janë detyrat themelore të KA.

Pse po ju pengon kjo? Duke u munduar të kamuflojë të vërtetën rreth PPP, në përpjekjen që të shfajësojë ndikimin e ish kryetarit të Komunës dhe të Riadit në këtë proces artikullshkruesi bie në kundërthënie më pretendimet e veta sepse më poshtë në një pasus konstaton se: ”ish kryetari i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, me pëlqimin e të gjitha subjekteve politike ka nisur inicimin për projektin e partneritetit publiko privat në kompaninë Higjiena”.Unë nuk kam kontestuar pëlqimin e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, por procedurat, dhe procesin si tërësi. Meqë “Higjiena” ka qenë kompani regjionale, pse nuk është kërkuar dhe marr pëlqimi i kuvendeve Komunale në Viti e Kamenicë. Si Ndërmarrje publike kjo kompani ishte në pronësi të Qeverisë, për privatizimin dhe shitjen e aksioneve të ndërmarrjeve publike merr vendim Qeveria, i cili vendim pastaj zbatohet dhe monitorohet nga komisioni qeveritar i autorizuar.

Mobi Casa

Pse nuk është përfill kjo?Nuk është e vërtetë se ka pas studim të fizibilitetit. Pastaj në këtë artikull thuhet se inicimi i këtij projekti ka nisur pas vizitës në Austri. Kush e organizoi dhe sponsorizoi këtë vizitë, a do të thotë kjo se partneri veç ishte përzgjedhur? Pse atëherë u improvizua tenderi për PPP. Vet po e vërtetoni se procesi i PPP ishte një proces i improvizuar. Shtrohet pyetja pse puna e komisionit të aksionerëve është bërë thembër akili e personave të caktuar, dhe pse kaq shumë i shqetëson ata.

Pse po tentohet me çdo kusht të pengohet monitorimi dhe vlerësimi i performancës së kompanisë. Pse kjo frikë prej pasqyrimit dhe prezantimit te gjendjes në Kompani. Fakti i partneritetit publiko privat obligon për transparencë dhe llogaridhënie. Provat dhe faktet ne veç i kemi deponuar në prokurori, ndërsa për shkak të sasisë është e pamundur që të gjitha t’i bëjmë publike përmes mediave.

Edhe në reagimin tonë prezantuam rastet përmes të dhënave dhe shifrave publike, që ne i konsiderojmë fakte, por ju nuk ofruat përgjigje as nuk i kontestuat vërtetësinë dhe validitetin e tyre. Ju nuk kontestuat kontratën për sigurimin e automjeteve me këtë kompani, as nuk i demantuat keqpërdorimet financiare për fushatë përmes fakturave fiktive, as tërheqjen e shumave të konsiderueshme të parave përmes llogarive në emër te investimeve të improvizuara, nuk kontestuat borxhet, shitjen e aseteve dhe shkatërrimin e kompanisë. Ju që po bëni ftesë që këto t’i adresojmë në organet e drejtësisë, atëherë pse po bëheni pengesë për zbatimin e vendimeve të këtyre organeve, duke e dëmtuar kësisoj kompaninë. Pse po tentoni me çdo kusht të pengoni shqyrtimin dhe analizën e përmbushjes së kushteve të marrëveshjes së PPP përmes së cilës partneri privat dhe persona të caktuar i kanë siguruar vetes status të privilegjuar në kundërshtim me marrëveshjen,dhe duke keqpërdorur pozitën po përfitojnë në mënyra të paligjshme.

p.s. Rajonipress e mbyll këtë polemikë sepse nuk e sheh të udhës që tutje të botohen sqarime nga të dyja palët.