GRANDEMALL

Richter bëhet piktori më i shtrenjtë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Artisti gjerman Gerhard Richter është bërë piktori i gjallë me veprën më të shtrenjtë në botë. Një pikturë abstrakte e tij ka thyer rekordin e shitjes në një ankand, duke u blerë për 34,2 milionë dollarë. Piktura është shitur të premten mbrëma në shtëpinë e ankandeve në Londër “Sotheby”, e cila edhe ka dhënë lajmin nëpërmjet një komunikate për medie.

Kjo pikturë, e cila mban titullin “Abstraktes Bild (809-4)”, ka qenë pjesë e koleksionit të rock kitaristit Eric Clapton i cili e kishte vlerësuar atë si një kryevepër që shpërfaq kaosin. Atë e ka blerë një koleksionist i cili ka kërkuar të mbetej anonim.

Hidromorava

Rekordin e veprës më të shtrenjtë të një artisti i cili ende jeton e mbante piktura “Flag” e artistit Jasper Johns, e cila në vitin 2010 ishte shitur për 28,6 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve në New York, “Christie”. Piktura e Richterit, ku dominon e kuqja, e verdha dhe e zeza ishte nxjerrë në ankand me një çmim fillestar prej 14 deri 19 milionë dollarësh.

“Kombinimi i artit të piktorit dhe kualitetit të lartë artistik të veprës ka bërë që adhuruesit e pikturave të bëjnë ‘luftë’ për ta blerë këtë vepër. Shitja e saj përbën, natyrisht, një moment historik për shtëpinë tonë të ankandeve”, ka thënë Alez Branczik, drejtor i shitjes në shtëpinë e ankandeve “Sotheby”.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.