FITORJA

Ribashkimi i opozitës, mision i pamundur

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i “Nismës”, Zafir Berisha, po mundohet t’i ribashkojë partitë opozitare, “Vetëvendosjen”, AAK-në dhe “Nismën”, në një front të përbashkët kundër Qeverisë “Mustafa”. Por pas thyerjes së heshtave, ribashkimi konsiderohet “mision i pamundur”.

Deputeti i partisë “Nisma për Kosovën” dhe njëri nga kritikuesit më të mëdhenj të koalicionit qeverisës PDK-LDK, Zafir Berisha, ka nisur një mision të vështirë dhe për shumëkënd vështirë të realizuar. Ai po mundohet t’i ribashkojë partitë opozitare, “Vetëvendosjen”, AAK-në dhe “Nismën”, në një front të përbashkët kundër Qeverisë “Mustafa”. Por pas thyerjes së heshtave ndërmjet LVV-së dhe AAK-së, ribashkimi konsiderohet “mision i pamundur” i Berishës.

Përderisa Lëvizja “Vetëvendosje” nuk ka dhënë qëndrimin e saj për këtë çështje, pavarësisht insistimit të “Zërit” për të marrë një përgjigje, në AAK nuk japin shumë shpresa për ribashkim me “Vetëvendosjen”.

UBT

Ndërkohë analistët politikë në vend vlerësojnë se ribashkimi i opozitës është i domosdoshëm nëse këto subjekte mendojnë ta largojnë nga pushteti koalicionin aktual qeverisës.

Deputeti i “Nismës”, Zafir Berisha, ka thënë për “Zërin” se edhe pas ndarjes së AAK-së e “Nismës” me “Vetëvendosjen” ka vazhduar të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e subjekteve opozitare dhe, sipas tij, deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja nuk përjashtohet mundësia e formimit të bllokut të bashkuar opozitar. Berisha ka thënë se është ithtar i bashkimit të opozitës, pasi, sipas tij, në atë mënyrë do ta largonin nga pushteti koalicion aktual qeverisës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.