ARKATANA

Riatdhesohen 70 azilkërkues shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ky është grupi i tretë që dëbohet nga Gjermania. Nesër do të kthehen 125 shqiptarë të tjerë, që do të vijnë vullnetarisht.

Një aeroplan me 70 refugjatë shqiptarë ka aterruar në aeroportin e Rinasit në Tiranë, pasi atyre iu kishte refuzuar kërkesa për azil në Gjermani. Mes të rikthyerve kishte edhe gra e fëmijë. Azilkërkuesit e rikthyer kanë treguar se nuk u njoftuan për dëbimin dhe se autoritetet u thanë se do t’u ndryshonin shtëpinë.

“Nuk na njoftuan, na thanë që do t’ju ndryshojmë shtëpitë”, ka treguar një azilkërkues. Mes të kthyerve kishte nga ata që kishin shkuar në Gjermani për përfitim azili që prej muajit janar, raporton shekulli.

FIDANISHTJA

Ambasada e Gjermanisë njoftoi dje për kthimin e tyre, ndërsa bëri me dije se të enjten do të kthehen 125 shqiptarë të tjerë, të cilët kanë pranuar që të këthehen vullnetarisht. Në njoftimin e ambasadës thuhej se të mërkurën dhe të enjten do të kthehen në atdhe dy avionë charter me 195 azilkërkues shqiptarë.

Berlini zyrtar ka ritheksuar se nuk do të ketë azil ekonomik në Gjermani, ndërsa ka bërë apel që qytetarët shqiptarë të mos e ndërmarrin këtë iniciativë, pasi do të penalizohen./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.