Hidromorava

Riatdhesimi i emigrantëve, sfidë për Qeverinë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Institucionet e Republikës së Kosovës ende nuk e dinë se sa është numri i qytetarëve që kanë migruar ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian.Megjithatë, ata thonë se nga fillimi i këtij viti, që përfshinë periudhën kohore janar – shkurt dhe mars janë riatdhesuar në Kosovë rreth 2679 persona.

Ndërsa, sipas paralajmërimeve fluksi tjetër i qytetarëve nga vendet e Evropës Perëndimore pritet të arrijë më 31 mars dhe 1 prill.

Jahja Lluka, drejtor i Departamentit për diasporë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se Kosova do të ketë shumë probleme sociale pasi të kthehen shumica e atyre që migruan për në vendet evropiane.

“Kosovën e presin ditë të vështira pasi që kthimi i atyre që u shpërngulën kohën e fundit është i pa shmangshëm, me siguri se të gjithë nuk do kthehen, po mjafton trendi që është duke u zhvillu dhe Kosova do të ketë shumë probleme sociale, pasi që, shumica e qytetarëve që do të kthehen do të jenë edhe në situatë më të vështirë se para se të ikshin nga Kosova. Një numër kanë shitur shtëpitë e disa të tjerë kanë huazua mjete financiare. Ndërsa plani i qeverisë fare nuk është marrë me problemin e shpërnguljeve, po as të riatdhesimit të qytetarëve të saj”, thotë Jahja Lluka për gazetën “Bota sot”.

Mobi Casa

Përfaqësues të Shoqërisë Civile, të cilët monitorojnë procesin e ri-integrimit të personave të kthyer në Kosovë, konsiderojnë se zgjidhja e problemeve të personave të riatdhesuar, që muajve të fundit kanë lëshuar Kosovën, duhet të jetë më e qëndrueshme.

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2014 dhe në fillim të këtij viti, mijëra qytetarë në mënyrë të paligjshme kanë braktisur Republikën e Kosovës për shkak të, siç thuhet, “një perspektive më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian”.

Kalimi ilegal është bërë fillimisht duke kaluar në Serbi dhe më pas, kryesisht përmes trafikantëve, duke kaluar në vendin e parë të BE-së, Hungari.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ndërkaq, kanë tërhequr vërejtjen se qytetarëve të Kosovës nuk do t’u njihet e drejta e azilit, kurse autoritetet kompetente në Prishtinë, vazhdimisht kanë deklaruar se “numri i madh i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian, do të vështirësojë edhe më shumë çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.