Uji Dea

Riaktivizohet KF “Bashkimi”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Klubi futbollistik historik i qytetit të Gjilanit KF Bashkimi i cili ishte themeluar me 15 korrik 1941 i cili ka lënë gjurmë të pashlyera tek popullata shqiptare gjatë atyre viteve, riaktivizohet bërë të bërë histori në futbollin e Kosovës.Në Kuvendin e KF Bashkimi u arrit në praninë e shumë dashamirëve të futbollit që kryetar i KF Bashkimi të jetë ish futbollisti i dëshmuar C- Zvezdës, së Gjilanit Enver Elezi.

Ky klub historik i qytetit të Gjilanit ishte rithemeluar gjatë vitit 2007 duke bërë gara gjerë në stinorin 2013-2014 por për shkak mjeteve financiare ishte detyruar të ndërprej aktivitetin e saj sportiv.

Shumë dashamirë të futbollit nuk ndejtën duarkryq u mobilizuan, dhe në Kuvendin e mbajtur të këtij klubi u zgjodhën organet udhëheqëse të cilat do ta mbajnë gjallë këtë mes futbollistik.

Në Kuvendin e KF Bashkimi u arrit në praninë e shumë dashamirëve të futbollit që kryetar i KF Bashkimi të jetë ish futbollisti i dëshmuar C- Zvezdës, së Gjilanit Enver Elezi.

Drejtor u zgjodh Ramadan Ahmeti ndërsa sekretar Besim Azizi, Kuvendi i këtij klubi zgjodhi edhe shtatë anëtarët e kryesisë Enver Elezi, Ramadan Ahmeti, Jakup Berisha, Fahredin Sherifi, Maksut Maksuti, Shemsedin Abazi e Rrustem Hajdari.

United Hospital

Në këtë kuvend Besim Azizi në mënyrë profesionale shpalosi statusin e klubit duke njoftuar se të gjitha ndryshimet janë në përputhshmëri me statuset e FIFA-s.

Ish legjendat e futbollit Gjilanas Maksut Maksuti, Fahredin Sherifi, e Jakup Berisha me mburrje treguan historikun e KF Bashkimi duke theksuar se ky klub prioritet do të ketë afrimin dhe kultivimin e frymës sportive.

Kryetari klubit Bashkimi Enver Elezi i cili njëherit është iniciatori i riaktivizimit të klubit historik tha se ndihem krenar dhe i priveligjuar që do t`i prijë një klubi me këtë traditë shumë vjeçare patriotike e sportive. “Jam i nderuar që do të bashkëpunoj me legjendat e futbollit Gjilanas, do të bashkëpunojmë me të gjitha klubet futbollistike dhe nuk do të ketë përçarje dhe klubi Bashkimi do të jetë një klub i ardhmërisë jo vetëm i qytetit të Gjilanit, por edhe më gjerë, ndërsa shumë shpejt do të koordinohemi edhe për hapjen e shkollës së futbollit pranë klubit tonë”.

Elezi ka edhe një porosi të veçantë për të gjithë futbolldashësit njashtu edhe për futbollistët.”Dyert e klubit do të jenë të hapura për të gjithë dhe kërkojmë bashkëpunim dhe nuk do të zhgënjeheni me kushtet dhe punën që do t`ju ofrojmë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.