ARKATANA

Riaktivizohet Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës ka mbajtur, të hënën, mbledhjen e parë në përbërje të re. Në këtë mbledhje u tha se riaktivizimi i Këshillit është synim i Qeverisë së re.

Kryeministri, Isa Mustafa, në takimin e parë të Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik garantoi se do ta shtojnë sigurinë e investitorëve dhe me strategjinë e re do të përmirësojnë klimën e re të biznesit.

ARKATANA

“Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është një forum shumë i rëndësishëm për ne, ku Qeveria dhe përfaqësues të bizneseve së bashku mund të shqyrtojnë dhe të adresojnë sfidat e tanishme dhe sfidat e ardhshme të zhvillimit të vendit tonë.

Ne me këtë synojmë fuqizimin e dialogut me sektorin privat, në drejtim të dizajnimit dhe të zbatimit të politikave zhvillimore të vendit”, ka thënë ai./zeri/