Uji Dea

Riaktivizimi i idesë për këmbim territoresh me efekte negative

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kohëve të fundit, riaktualizimi i idesë për ndërrim territoresh, mes Kosovës dhe Serbisë, ka mbushur gazetat vendore dhe ndërkombëtare, duke ndarë në dysh qëndrimet “për” dhe “kundër”, nismave të tilla.

Ideja për këmbim territoresh, nuk ka lënë pa prekur edhe përfaqësuesit partiakë dhe institucional të Luginës së Preshevës.

Lidhur me këtë opsion, i cili daton shumë më herët se sa, ai, i këtyre ditëve, zgjoi reagimin edhe të Kryemyftiut të BIPBM-së Nexhmedin ef. Saqipit, i cili njëherit është edhe z/rejis i Rijasetit të Serbisë:

“Kjo ide është e vonuar dhe nuk i kontribon procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, për realizimin e Marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, në emër të paqes, dialogut dhe prosperitetit. Opsioni i këmbimit të territoreve, në rast ndryshimit të kufijve mes shtetesh fqinje, dikur ka qenë në modë, mirëpo më vonë ato u lokalizuan nga ndërkombëtarët, si të dëmshme dhe joproduktive të ndarjes së komuniteteve dhe territoreve mbi vija etnike. Këto lëvizje po vijnë nga struktura të ndryshme për t’i bllokuar proceset në favor të paqes dhe stabilitetit”, shprehet Saqipi.

FIDANISHTJA

Në vazhdim Saqipi, nuk la pa përmendur edhe rrezikun që mund të sjell spastrimi etnik në emër të idesë për këmbim territoresh. Po ndodhi kjo shqiptarët e serbët do të kenë probleme ndërkufitare e ndërfqinjësore, të cilat nuk përjashtohet mundësia të përcillen edhe me konflikte dhe incidente.

“Në vend që të punohet për forcimin të dialogut, konkretizimit të marrëveshjeve të firmosur në Bruksel dhe normalizimit të raporteve Prishtinë Beograd, ata kthehen prapa, duke aktualizuar idenë për diçka që nuk mund të merren vesh kurrë”, thekson Saqipi.

Lugina e Preshevës, ka kaluar nëpër disa procese me të cilat e ka dëshmuar se e ka kauzën për bashkim me Kosovën, duke llogaritur Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, Marrëveshjen e Konçulit të vitit 2001 e Platformën politike të këshilltarëve shqiptarë të vitit 2003, pa u kushtëzuar me ndërrim të komunave të veriut të Kosovës, të populluar nga shumica serbe.

“Nëse ne i llogarisim toka shqiptare viset e veriut të Kosovës, ashtu siç i llogarisim territoret në lindje të saj: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, atëherë si është e mundur të bëhen pazare mbi kurriz të tokave shqiptare”, thotë Kryemyftiu Nexhmedin ef. Saqipit/ njofton jetapress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.