Eko Higjiena

Riadi sërish përgjigjet: Po e dëshmoni blerjen dhe turizmin

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Marr parasysh nivelin e reagimit të drejtorit për zhvillim ekonomik dhe mundimin e tij për të arsyetuar pjesëmarrjen e komunës së Gjilanit në panairin e Zurich-ut, shihet hapur demaskimin të cilin e ka bërë vet ai, lidhur me blerjen e një çmim që i është ndarë komunës së Gjilanit në këtë panair. Këtë çmim të pranuar nga Lutfi Haziri, e ka ndarë Bekim Xhafa nga Vushtrria (ku shihet që është vet ai nënshkruesi i këtij çmimi), i cili është vetëm një organizator i panaireve në Kosovë dhe në këtë rast në Zurich të Zvicrës. Ky çmim për komunën e Gjilanit nuk është ndarë nga asnjë institucion i rëndësishëm ndërkombëtar, por vetëm i blerë nga një menaxher i një kompanie private ka sqaruar Riad Rashiti.

Vet fakti që drejtori i zhvillimit ekonomik, deklaron dhe e pranon se qysh nga tetori i vitit të kaluar, kanë aplikuar për të marr këtë çmim dhe që ka vlerën e disa eurove dhe asgjë më shumë. Ndërsa se me çfarë çmimi e ka paguar Luta këtë çmim, do të shihet ndërkohë.

Është për keqardhje niveli i sjelljes së kësaj qeverisje të dështuar komunale, që po e bënë para qytetarëve të saj, para bizneseve, para donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtar. E cila deri më tani me asnjë angazhim dhe veprim të saj serioz nuk ka treguar se do ti sjellë të mira qytetit të Gjilanit, pos “llafeve” të mëdha për të mbuluar dëmet e jashtëzakonshme që po ia shkaktojnë komunës tonë.

Ne, si pjesë të kësaj shoqërie, nuk e dëshirojmë dështimin tuaj sepse po dëmtohemi të gjithë barabarësisht, por nuk i dëshirojmë as mashtrimet tuaja, që për çdo ditë po ia bëni qytetarit Gjilanas. Ne, ndoshta do të ishim xheloz, sikur të ndodhte e kundërta. Dhe pavarësisht mentalitetit tuaj qeverisës, ne duam që ju të punoni, të arrini vërtet suksese në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve dhe komunës e Anamoravës. Sepse ky është interesi i familjeve tona dhe interesi i të ardhmes së vendit tonë.

Fundamenti

Por assesi nuk mund të heshtim para spektakleve të organizuara nga Maestro Luta, i cili fund e krye po merret me realizimin e interesave të tija personale politike dhe afariste, e që ato po i plason me mjeshtri në opinion si realizim të interesave për qytetarët e Gjilanit. Ai ka mashtruar, po mashtron dhe do të mashtrojë përherë qytetarin e tij, sepse kjo është pjesa përbërëse e tij dhe e ka traditë në politikë bërjen e tij.

Shkuarja e kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, së bashku me nënkryetarin e komunës, drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe kryesuesen e Kuvendit Komunal, nuk mund të arsyetohet asnjëherë se pse kjo përbërje paska qenë e nevojshme të marr pjesë në këtë panair, duke përjashtuar Zyrën për Promovimin e Investimeve nëse po ekzistoja sipas drejtorit të Zhvillimit Ekonomik. Pra kemi të bëjmë vetëm me një ekskursion turistik me paratë e qytetarëve të Gjilanit e të organizuar nga Maestro Luta.

Porosia jonë nga Gjilani për ju është që të rrini të qetë në këto ditë turistike, të shijoni të mirat e atij vendi dhe njëkohësisht ju kërkojmë falje për prishjen e qetësisë në këtë aranzhman turistik ka thënë në fund Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.