RCCOLA

Riadi e ka një porosi për Rexhep Kadriun: Do të ballafaqohemi në Gjykatë?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Edhe pse Rexhep Kadriu në seancën e së hënës është munduar të arsyetohet se në politikë ka hyrë për t`i dhënë qytetarit, e jo për t`i marrë atij, Riad Rashiti nuk ka hequr dorë pas atyre që i ka thënë më herët, duke shtuar se të gjitha argumentet që i ka për Kadriun, do t`i paraqes në gjyq, kur të ballafaqohet me të. Ndërkaq, kritikat ndaj tij, i quajti akuza personale të Rexhep Kadriut.

Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës, ka dhënë sqarime për disa akuza që ndaj tij i ka bërë Riad Rashiti (PDK), duke thënë se në politikë ka hyrë për t`i dhënë qytetarit, e jo për t`i marrë atij. “Gjithçka që kam sot, e kam arritur me djersën time dhe të familjes sime”, ka thënë Kadriu, duke mohuar të ketë shpenzuar një cent të buxhetit, për dreka e darka, ndërkohë që, siç ka thënë ai, Rashiti nuk është kursyer aspak.

UBT

Ai e ka bërë edhe një krahasim mes dy qeverisjeve dhe ka theksuar se vetëm sivjet, në Gjilan do të investohen 26.5 milionë euro, ndërkaq PDK-ja, për dy mandate, ka investuar 13.7 milionë.

Riad Rashiti ka qëndruar pas atyre që i ka thënë më herët, duke shtuar se të gjitha argumentet që i ka për Kadriun, do t`i paraqes në gjyq, kur të ballafaqohet me të. Ndërkaq, kritikat ndaj tij, i quajti akuza personale të Rexhep Kadriut./rajonipress/