RCCOLA

Riad Rashiti më i angazhuari dhe më i votuari

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në një raport monitorues të OJQ Forumi Qytetar Demokratik ka dhënë edhe kuotat e pikëve rreth angazhimit konkret të këshilltarëve komunal në seancat e kuvendit të komunës. Nga ky poentim kampion me më së shumti pikë del të jetë Riad Rashiti nga PDK-ja i pasuar nga Fehmi Sylejmani i Vetëvendsojes.

OJQ “Anamorava” këto vlerësime i ka bërë publike në një tryezë të rrumbullakët derisa ka dhënë edhe komplet angazhimin e këshilltarëve komunal.

1. Riad Rashiti 187
2. Fehmi Sylejmani 80
3. Bujar Nevzati 71
4. Sahit Abazi 65
5. Nevzad Isufi 57
6. Abdyl Aliu 42
7. Arben Mehmeti 41
8. Arben Maliqi 41
9. Zijadin Maliqi 31
10. Selami Xhemajli 25
11. Nevzad Rushti 20
12. Sedullah Kadriu 20
13. Izmi Zeka 20
14. Shukrije Rapuca 15
15. Isa Agushi 15
16. Leonora Bunjaku 14
17. Fatbardha Selmani 10
18. Bajram Hasani 9
19. Mevlude Zejnullahu 8
20. Shpresa Kurteshi 7
21. Selvete Shurdhani 6
22. Januz Hasani 5
23. Ismet Hajdini 4
24. Arijeta Rexhepi 4
25. Jehona Hyseni 4
26. Ibish Ibishi 3
27. Jashar Jashari 3
28. Muzafere Ismajli 2
29. Serxhan Mitroviç 2
30. Rina Ahmeti 1
31. Renan Imami 1
32. Krenare Latifi 1
33. Adelina Berisha 1

Nga renditja e më sipërme e kuvendarëve mund të konsiderohet se si zakonisht me aktivitetin e tyre në punimet e asamblesë komunale janë dalluar përfaqësuesit e opozitës.

Nga GK- PDK me angazhimet e tyre janë dalluar: Riad Rashiti, Sahit Abazi dhe Bujar Nevzati.

RCCOLA

Nga përbërja e GK të LVV me përformancën e tyre janë dalluar Fehmi Sylejmani dhe Nevzad Isufi.

Nga përbërja e GK të LDK-së më përformancen e tyre janë dalluar Abdyl Aliu, Arben
Mehmeti, Arben Maliqi dhe Zijadin Maliqi.

Nga përbërja e GK të AAK me angazhimin e tij është dalluar kuvendari Selami Xhemajli.

Kur trajtohet çështja e renditjes të kuvendarëve sipas aktiviteteve të tyre në seancat e kuvendit të komunës për periudhën Janar-Dhjetor 2014 vlen të përmendet edhe vlerësimi i angazhimit të kuvendarëve për periudhën e cekur më sipër.

Prej gjithsej 35 kuvendarëve sa i ka përbërja aktuale e kuvendit të komunës 13 janë kuvendare ose 38 % e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të kuvendit. Kuvendarja e parë ndodhet në vendin e 14 të listës të angazhimit të kuvendarëve. Ky shënim tregon se niveli i angazhimit të kuvendareve nuk është i dëshirueshëm edhe pse një numër i tyre me profesion janë nga fushat e arsimit ka thënë Isa Shefkiu nga OJQ “Anamorava”./rajonipress/