RCCOLA

Riad Rashiti e gozhdon Salih Kqikun

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Salih Kqiku ka paraqitur raportin e tij vjetor të punës së prokurimit duke thënë se ky raport është tejet analitik dhe se në bazë të vlerësimeve që ka dhënë KDI edhe jemi shpallur si komuna më e mirë në nivel vendi. Por Riad Rashiti duke mos u pajtuar me konstatimet e Kqikut tha se është pikërisht kjo zyre e cila është përshkruar me shkelje të shumta ligjore. Kjo zyre e ka dëmtuar shumë buxhetin komunal pikërisht nga joprofesionalizmi tha Rashiti.

Salih Kqiku nga zyra e prokurimit duke dhënë raportin vjetor mbi aktivitetin e prokurimit, tha se ai përmban në mënyrë analitike të gjitha aktivitetet në detaje të punës dhe angazhimit tonë. KDI na ka shpallur si komuna më e mirë në nivel vendi” tha Kqiku.

Por kështu nuk mendon Riad Rashiti këshilltar nga PDK-ja. Rashiti tha se tek kjo zyre ka pasur shkelje të mëdha dhe pikërisht nga joprofesionalizmi është dëmtuar rëndë buxheti komunal. “Kemi dhënë vërejtjet tona si opozitë, por edhe institucionet e pavarura dhe përkatëse siç është Auditori i përgjithshëm ka dhënë vërejtje. Zyra e prokurimit ka probleme serioze” tha Rashiti.

Mobi Casa

Rashiti tha se kjo zyre ka nevojë të përmirësohet sepse ka shumë mangësi, ka shkelje dhe ka parregullsi.

Edhe Nevzad Isufi tha se ka shkelje ligjore. Kurse Isa Agushi tha se ata që vjedhin duhet të burgosen.”Nëse paska aq shumë shkelje nga kjo zyre siç po thoni ju, atëherë dikush duhet të shkojë në burg” tha me ironi Agushi./rajonipress/