Hidromorava

Riad Rashiti: Dega e PDK-së në Gjilan është e madhe, e do të bëhet edhe më e madhe

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Platforma e kryetarit Kadri Veseli për Dekadën e re të Partisë Demokratike të Kosovës, po përkrahet fuqishëm edhe nga elektorati i PDK-së në Gjilan, përmes një procesi plotësisht të rregullt zgjedhor, deri më tani me pjesëmarrje masovike të mbi 2700 anëtarëve dhe me një interesim të jashtëzakonshëm të tyre. Përcaktimi i qartë Kadri Veselit për ta reformuar partinë, ka qenë mesazhi më i mirë për elektoratin e PDK-së, e tani është shpresë e besim edhe për qytetarin e Gjilanit dhe të Kosovës ka thënë Riad Rashiti.

Postimi i plotë i Riad Rashitit

Krijimi i kushteve për një garë të hapur dhe fer, të bazuar në rregullore të zgjedhjeve, ka bërë që në secilën lagje dhe fshat të zgjedhën më të mirët, që ka sjellë konsolidim dhe freskim të plotë të strukturës nëpër nëndegët e PDK-së në Gjilan, si parakusht edhe për një strukturë të degës e cila pritet të jetë e organizuar mirë dhe e përgjegjshme.

Nga 38 kuvendet e mbajtura deri më sot (edhe me 11 tjera që do të mbahen këtë javë përmbyllet cikli i nëndegëve), janë zgjedhur 28 kryetar të rinjë (të poshtëshënuar), të cilët për herë të parë do të udhëheqin me nëndegët e PDK-së në Gjilan. Ndërsa 10 të ri-zgjedhurit e tjerë, janë të dëshmuar se përherë kanë ditur ta sjellin fitoren e PDK-së nga nëndegët e tyre.

Të gjithë kryetarët e zgjedhur janë vlera të PDK-së, janë kuadro profesionale që i duhen jo vetëm Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe vet qytetit të Gjilanit.

Eco Higjiena

Poashtu, shumica absolute e 230 delegatëve të zgjedhur deri më tani, janë burim i vullnetit dhe përcaktimit për ta bërë ndryshimin e shumëpritur të strukturës së degës së PDK-së në Gjilan dhe për t’ia besuar drejtimin e partisë një lideri të njohur dhe të dëshmuar që i ka sjellë disa herë radhazi fitoren PDK-së në Gjilan dhe një strukturë që vërtet mund ta dërgojë partinë drejtë rrugës së fitoreve të reja të ardhshme për PDK-në, për komunën dhe vendin.

Pas këtij procesi zgjedhor të PDK-së në Gjilan, askush nuk do të jetë humbës. Dega e PDK-së në Gjilan është e madhe, e do të bëhet edhe më e madhe. Aty do të ketë hapësirë për të gjithë pa dallim, për energjinë e re që po e merr tani PDK nga procesi zgjedhor, për të gjithë dijen që buron nga kuadrot e reja profesionale që tani i janë bashkuar drejtimit të dekadës së re.

Dekada e re e ka këtë kuptimin e vet, vetëm atëherë kur përmes unifikimit dhe qasjes pozitive, krijohet ekipa fituese që e garanton rezultatin.

E emrat e ekipës fituese kanë nisur me këta kryetarë të zgjedhur nëpër nëndegët e PDK-së, e që janë:
1. Uran Demiri, nëndega I
2. Armend Rexhepi, nëndega II
3. Ragmi Zenuni, nëndega III
4. Liridon Hoti, nëndega IV
5. Kushtrim Hoxha, nëndega V
6. Ferat Ferati, nëndega VI
7. Izer Zeqiri, nëndega VII
8. Abdylatif Latifi, nëndega IX
9. Reshat Behluli, nëndega X
10. Refik Ramadani, nëndega XI
11. Burhan Rexhepi, nëndega XIII
12. Lulzim Maliqi, nëndega XIV
13. Rabit Bajraliu, nëndega XV
14. Azem Mujku, nëndega XVI
15. Visar Hasani, nëndega XVII
16. Florent Buca, nëndega XVIII
17. Ardian Hajrullahu, nëndega XIX
18. Kujtim Bajrami, nëndega XX
19. Lulzim Kqiku, nëndega XXII
20. Endrit Jetishi, nëndega XXIV
21. Sabedin Halili, Malishevë e poshtme
22. Flamur Ramadani, Malishevë e epërme
23. Ardian Rexhepi, Caparë
24. Ismailhaki Mustafa, Pogragjë
25. Ramadan Arifi, Bilinicë
26. Kudret Rexhepi, Livoq i poshtëm
27. Demush Musliu, Livoq i Epërm
28. Burhan Isufi, Zhegër
29. Aziz Ramadani Shurdhan
30. Freskim Ymeri, Lladovë
31. Naser Ibishi, Llashticë
32. Haxhi Kurti, Bresalcë
33. Rexhep Sejdiu, Vërbicë e Zhegocit
34. Ramadan Azemi, Kishnapole
35. Sefer Sabiti, Gumnishtë
36. Qëndrim Ibrahimi, Përlepnicë
37. Ekrem Kryeziu, Miresh
38. Fatlum Latifi, Kmetoc