HW

Ri akreditohen 7 programe studimi të Universitetit “Kadri Zeka”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë vitit 2016 ka bërë vlerësimin e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë. AKA ka pranuar aplikacionin edhe nga Universiteti “ Kadri Zeka” për ri/akreditimin e 7 programeve të studimit në nivelin BA.

Kështu në bazë të rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit, dhe në bazë të Ligjit mbi Arsimin e Lartë dhe Udhëzimit Administrativ për Akreditimin e IAL-ve në Kosovë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e mbajtur me 6 Korrik 2016 ka marrë vendim dhe ka akredituar 7 programe të studimit të Universitetit “Kadri Zeka” për periudhën 3 vjeçare, 1/10/2016 – 31/9/2019.

Hidromorava

Për Fakultetin e Edukimit janë akredituar programet e studimit: Arsimi Fillor/BA; Arsimi Parashkollor/BA, në Fakultetin Ekonomik janë akredituar programet: Banka, Financa dhe Kontabilitet/BA; Marketing/BA dhe Menaxhment e Informatikë BA, programet e studimit në Fakultetin Juridik/BA dhe në Fakultetin Shkenca Kompjuterike/BA.

Agjencia e Kosovës për Akreditim ne Universitetin “Kadri Zeka” ka realizuar procesin e vlerësimit dhe ri/akreditimit me ekspertë ndërkombëtarë të akreditimit përgjatë muajve Prill, Maj dhe Qershor 2016./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.