Rezultati zgjedhor nuk ka qenë i pritshëm për ne

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, e ka quajtur të papritshëm rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka thënë se koalicioni AAK-PSD ka pritur rezultat shumë më të mirë bazuar në punën e qeverisë Haradinaj.

Në këtë intervistë dhënë për gazetên “Epoka e re”, Berisha ka deklaruar se çështjet prioritare për popullin e Kosovës, sidomos zhvillimi ekonomik dhe punësimi, kanë qenë determinuese për rezultatin zgjedhor.

Ai ka thënë se AAK-ja do të jetë parti opozitare dhe do të luajë rol konstruktiv.

Sipas Berishës, AAK-ja do të jetë kujdestare e moscenimit të interesave nacionale, sidomos ndaj mosndryshimit të kufijve, moskrijimit të asociacionit me rol ekzekutiv dhe ndaj aspekteve të tjera që e bëjnë jofunksionale.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).