ARKATANA

Rezultati i Qeverisë së oligarkëve: Importi mbi 2.5 miliardë euro

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ekonomia kosovare e rrënuar nga korrupsioni dhe evazioni fiskal. Prodhuesit u harruan, tregu i vërshuar nga mallrat e botës

Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë thonë se politikat e deritashme ekonomike të Qeverisë janë të çuditshme, sepse parimisht Kosova është vendi i vetmuar në rajon që “subvencionon” tregtarët, kryesisht ata që kanë lidhje me pushtetin, por jo edhe prodhuesit

Me gjithë premtimet se Qeveria e tij do të përkrahë dhe do të subvencionojë prodhuesit vendorë, sundimi 13 mujor i dyshes Isa Mustafa-Hashim Thaçi ka dëshmuar se kësaj garniture pushtetarësh as që u intereson fare për prodhuesit vendorë.

United Hospital

Mustafa, sikurse Thaçi, është me të madhe duke i favorizuar tregtarët, përkatësisht bizneset që importojnë mallra nga jashtë, duke e bërë vendin të varur nga importet.

Brenda një viti, sipas zyrtarëve të Doganave, mësohet se Kosova ka importuar mallra në vlerën e 2 miliardë e 500 milionë eurove, kurse që eksportet në të njëjtën kohë janë diku vetëm afro 500 milionë euro.

Lahi Brahimaj, deputet opozitar, e ka akuzuar Qeverinë se me politikat e veta të mbrapshta ekonomike e ka shndërruar vendin në një “oazë” të mallrave të huaja, duke ndikuar kësisoj që Kosova të bëhet një vend ku “subvencionohen” vetëm tregtarët por jo edhe për prodhuesit. “Politikat e mbrapshta ekonomike të kryeministrit Isa Mustafa dhe ato të mëhershme të Hashim Thaçit e kanë shndërruar Kosovën në një vend ku nëse i ke punët mirë me politikë mund të marrësh tender, mund të avancohesh dhe mund të krijohen lehtësira”, tha ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.