Uji Dea

Rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë në Luginë, por jo edhe në Serbi!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga: R. Rexhepi – Krerët institucionalë në Luginë të Preshevës, duke përfshirë edhe Këshillin Kombëtar Shqiptar, i bëjnë publike rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, më 31 tetor 2022, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, por nuk japin ndonjë informacion se sa shqiptarë jetojnë në Sanxhak dhe Serbi.

Nga këto rezultate preliminare, bëhet e ditur se Presheva numëron 59.024 banorë dhe 11.654 amvisëri, Bujanoci 54.498 banorë dhe 13.000 amvisëri dhe Medvegja 8.459 banorë dhe 5899 amvisëri.

Fundamenti

Nëse thirret Këshilli Kombëtar Shqiptar se është institucion, i cili ka mandate të përkujdeset për gjithë shqiptarët në Serbi, është dashur të interesohet në këtë drejtim, por meqë është në vulgun e fushatës së zgjedhjeve për mandate të ri, nuk ka kohë të argëtohet me këtë problematike, meqë procesi zgjedhor është më I rëndësishëm se ai i regjistrimit të popullsisë.

Gjatë mandatit të fundit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe të deputetit republikan, zhurmë është harxhuar energji me aktivitete në Sanxhak e Suboticë, duke u thirr se shqiptarë kemi gjithandej nëpër Serbi, ta shohim se sat ë tillë do të nxjerr rezultati përfundimtar i Entit Republikan të Statistikës në Serbi?!