UBT

Rezultate inkurajuese të matematikanëve të rinj gjilanas

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Se vërtetë matematikanët e rinj të Gjilanit janë në rrugë të mbarë drejt sukseseve të tyre, e dëshmon fakti se edhe këtë herë në Olimpiadën e 18-të mbarëkombëtare të matematikës, të mbajtur më 24-26 maj në Durrës, kanë rrëmbyer më së shumti çmime, të cilat në këtë eveniment janë tejet të rëndësishëm ka thënë Fehmi Sylejmani.

“Nga 9 nxënës sa ka pas ky ekip, pesë prej tyre kanë rrëmbyer çmime shumë domethënëse dhe të vlefshme. Kanë marrë çmimin e parë dhe vendin e dytë për klasën e 9-të, çmimin e tretë dhe vendin e tretë për klasën e 8-të si dhe tri lëvdata, që nënkuptojnë se këta nxënës janë rreshtuar në pozitat 4, 5 apo edhe 6″ , ka bërë të ditur me të kthyer nga Durrësi Fehmi Sylejmani, koordinatori i ekipit të komunës së Gjilanit.

Sipas tij, në këtë eveniment të rëndësishëm arsimor kanë marrë pjesë rreth 180 talent të matematikës, nga viset e ndryshme gjithëshqiptare. Vendi i parë për klasën e nëntë përfaqësuesit të Gjilanit(Doruntina Sylejmanit) i ka shpëtuar për vetëm një pikë, e cila ka tubuar 99 pikë nga 100 të mundshme, duke rrëmbyer medaljen e argjendtë.

Ndërkaq medaljen e bronztë e ka marrë Ardita Berisha, nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “Musa Zajmi”, e cila njëherësh është kualifikuar direkt për Olimpiadën e 19-të mbarëkombëtare, që vitin e ardhshëm do të mbahet në Shkup, ngaqë tri vendet e para, për klasën e shtatë dhe të tetët automatikisht kualifikohen për olimpiadat e radhës, rregull e vendosur nga organizatori i kësaj gare.

KKVITI

Përderisa Doruntina nuk ishte aq e gëzuar, për faktin se i mbeti shumë merak që për vetëm një pikë të rrëmbejë edhe vendin e parë, nxënësja tjetër gjilanase, Ardita Berisha, është shprehur shumë e lumtur me pozitën e tretë, duke premtuar s e vitin e ardhshëm do të jetë shumë më e mirë se këtë herë.

“Ishte hera e dytë që marr pjesë në këso gare dhe natyrisht se këtë herë jam më e gëzuar me të arriturat e mia. Më duhet edhe më shumë të punojë që të ngjitem ne pozitën e parë”, ka thënë nxënësja me flokë gjysmë kaçurrela, Ardita Berisha.

“Pa dyshim se ekipi i Gjilanit në këtë Olimpiadë ka treguar një përformancë të mrekullueshme dhe shumë të suksesshme, ndërkohë që ka qenë model i mirë edhe për nga organizmi dhe sjellja për shumë qytete të ndryshme të trojeve shqiptare”, ka pohuar Sylejmani, duke treguar se ekspedita e Gjilanit në këtë garë ka qenë e përbërë nga 18 përfaqësues, prej të cilëve 9 nxënës, 7 mësimdhënës, një zyrtarë dhe kryetari i Komiteti për Arsim, kurse për harxhimet e këtij ekipi është përkujdesur Drejtoria e Arsimit në Gjilan, të cilën e falënderon skuadra gjilanase e matematikanëve të rinj. Koordiantori Sylejmani ka treguar se në këtë kompaticion përfromancë të mirë dhe lëvdatë kanë marrë edhe Monika Bunjkau(kl -9), Nita Sylejmani dhe Valdrin Jonuzi(kl -7).

Përderisa garuesit e klasave të nënta e kanë mbaruar këtë cikël dhe eveniment, ku dijet e tyre duhet ti shpalosin në klasat e dhjeta, nxënësit e klasave të shtata dhe të tetat të kësaj ekspedite kanë premtuar se në olimpiadën e ardhshme do të jenë edhe shumë më të mirë se në këtë që kaloi./rajonipress/