Mobi Casa

Rezolutë për krerët e UÇK-së, Çitaku ekskluzivisht: VV s’pranoi dhe kjo është e turpshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur në lidhje me rezolutën për krerët e UÇK-së në Hagë, duke thënë se Vetëvendosja nuk ka pranuar të nxirret kjo rezolutë.

Ajo u shpreh se të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë arsyetim, derisa tha se kjo është e dhimbshme dhe e turpshme.

UBT

“Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar rezolutë në mbrojtje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Parlamenti i Kosovës nuk ka arritur të krijojë shumicë për të miratuar rezolutë”.“Unë vet personalisht disa herë, por edhe z.Enver Hoxhaj, z.Memli Krasniqi edhe të tjerët jemi takuar disa herë me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe u kemi kërkuar që bashkërisht me konsensus ta miratojmë një deklaratë në Parlamentin e Kosovës, ku thjeshtë kërkojmë drejtësi”.“Nuk kemi marrë pajtimin dhe kjo është e dhimbshme, nuk e kemi bërë publike, sepse është e turpshme. I kemi lutur dhe arsyeja e vetme pse nuk e kemi bërë publike asnjëherë deri më tani, është se është e turpshme. Nuk ka pranuar Lëvizja Vetëvendosje të nxirret një rezolutë me një tekst të kujdesshëm, me një gjuhë të balancuar, ku thjeshtë kërkohet drejtësi.“Nuk është që kanë dhënë arsyetim, në fillim na kanë thënë po, pastaj thjeshtë janë shmangur dhe si përfundim nuk kemi një tekst të tillë”, u shpreh tutje Çitaku sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.