Uji Dea

Rezoluta ndeshet me Kushtetutën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kuvendi i Kosovës nuk do të mundë ta miratojë një rezolutë me anë të së cilës do të mbështetej kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, pasi që vlerësohet se do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Në PDK dhe në PSD thonë se kërkesa e shqiptarëve të Luginës duhet përkrahur, ndërsa në LDK insistojnë që kjo bie ndesh me aktin më të lartë juridik, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e drejtuar Kuvendit të Kosovës për ta nxjerrë një rezolutë me anë të së cilës do të mbështetej kërkesa e tyre për bashkim me Kosovën, nuk po gjen përkrahje te të gjitha partitë politike.

Fundamenti

Kjo pasi disa prej tyre një gjë të tillë po e konsiderojnë antikushtetuese dhe lojë të rrezikshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.

Teksa ka folur rreth kësaj rezolute, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se detyrë e tij është ta zbatojë Kushtetutën, ndërkohë në aktin më të lartë juridik theksohet qartë që “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.