UBT

Rezoluta e PE-së i jep mbështetje perspektivës evropiane të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku pas miratimit të rezolutës së Parlamentit Evropian mbi Kosovën ka dhënë një deklaratë për media. Ai tha se Rezoluta i jep një mbështetje të fuqishme perspektivës evropiane të vendit, duke bërë thirrje për nënshkrimin e shpejtë të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, që do të përforcoj dialogun politik në mes BE-së dhe Kosovës, do të integroj tregtinë dhe do të siguroj forma të reja të bashkëpunimit.

Ai tha se edhe kjo rezolutë dëshmon se Parlamenti Evropian mbetet një nga institucionet më mbështetëse të Republikës së Kosovës dhe procesin e integrimit evropian të vendit.

“E mirëpres faktin që edhe përmes kësaj Rezolute i bëhet edhe një thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së të mbetura ta njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës. Rezoluta i jep një mbështetje të fuqishme perspektivës evropiane të vendit, duke bërë thirrje për nënshkrimin e shpejtë të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, që do të përforcoj dialogun politik në mes BE-së dhe Kosovës, do të integroj tregtinë dhe do të siguroj forma të reja të bashkëpunimit. Parlamenti Evropian ka kërkuar që Këshilli të merr një vendim për nënshkrimin e MSA-së sa më shpejt dhe gjithsesi në pjesën e parë të këtij viti. Konfirmohet edhe progresi i Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, dhe bën thirrje që të bëhet gjithçka e mundshme që të përshpejtohet ky proces, gjë për të cilën institucionet e vendit janë të përkushtuara maksimalisht”, thuhet në deklaratë.

Ai më tej shprehet se është shumë i mirëpritur fakti që Parlamenti Evropian kërkon në mënyrë afirmative përforcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përmes përfshirjes në organizata evropiane dhe ndërkombëtare, sigurimit të Kodit ndërkombëtar telefonik, dhe krijimit të kushteve për pjesëmarrjen e sportistëve dhe artistëve në gara ndërkombëtare si qytetarë të Republikës së Kosovës.

ARKATANA

“Kjo rezolutë e mirëpret rolin e Kosovës në koalicionin për të luftuar terrorizmin dhe veprimet lidhur me luftëtarët që i bashkëngjiten luftërave të huaja, fushë kjo ku Kosova ka ndërmarrë hapa të vendosur. Ndërsa nga Serbia kërkohet rol konstruktiv në shpërbërjen e strukturave të tyre paralele dhe të mundësojnë ngritjen e përfshirjes së komunitetit serb në kornizën institucionale të Kosovës”, thuhet në deklaratën e ministrit Çollaku.

Po ashtu ministri i Integrimit mirëpret rekomandimet e përfshira në këtë rezolutë që kanë të bëjnë me vazhdimin dhe thellimin e reformave në fushat e sundimit të ligjit, drejtësisë, administratës publike si dhe përkushtimin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Sigurisht se këto do të shqyrtohen nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe do të investohet përkushtimi i plotë për t’i adresuar këto rekomandime në kuadër të procesit integrues. Për fund dua të shpreh mirënjohje për rolin e eurodeputetes raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian znj. Ulrike Lunacek që e ka udhëhequr punën rreth kësaj rezolute, si dhe kolegëve të saj në Parlamentin Evropian që vazhdojnë t’i japin mbështetje Kosovës”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.