FIDANISHTJA

Rezistenca paqësore e studentëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Protestat studentore të ’97-s vlerësohen si ngjarja më unike e veprimit kundër shkeljes së të drejtave të shqiptarëve nën okupim.

19 vjet pas protestave studentore të 1 tetorit, organizatorët e tyre i vlerësojnë si ngjarje që rreshtohen në historinë e lëvizjeve kombëtare. Liderët e këtyre protestave e shohin të realizuar misionin e protestës për shkak të veprimit unik, që, sipas tyre, ka karakterizuar protestat studentore të 1 tetorit 1997.

Një nga liderët e protestave të asaj kohe, Driton Lajqi, ka rrëfyer për “Zërin” rrethanat e organizimit të atyre protestave, si dhe qëndrimin e palëkundur të studentëve që të përballej me organet e sigurimit serb prej të cilëve pritej vetëm reagim dhune.

Lajqi ka thënë se protestat studentore të vitit 1997 janë ngjarja më unike e veprimit dhe dëshirës së përbashkët të studentëve, qytetarëve dhe subjekteve politike për të kundërshtuar shkeljen e të drejtës së shqiptarëve.

Uji Dea

Madje, sipas Lajqit, këto protesta rreshtohen në historinë e lëvizjeve kombëtare më të mëdha.

Lajqi thotë se protestat që nisën nga studentët, profesorët, administrata e Universitetit të Prishtinës, nxënës të shkollave të mesme…, u përballën me regjimin më të egër që pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai vlerëson se këto protesta ishin emërues i përbashkët për pjekuri politike, vetëdijesim të qytetarëve të Kosovës për të drejtën për të jetuar dhe për të pasur mirëqenie njerëzore, ekonomike, arsimore, politike…

Ai tregon se studentët dhe protestuesit tjerë nuk u zmbrapsen as pas përdorimit të gazit dhe helikopterëve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.