ARKATANA

Rezistenca e arsimit shqip në vitet e 90- ta ose një rezistencë Rugoviste e veçantë…

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Valentina Bunjaku Rexhepi – Arsimi shqip në vitet e 90-ta, s’do mend se ishte nga shtyllat kryesore të rezistencës së popullit të Kosovës për Liri Pavarësi dhe Demokraci, dhe si i tillë ende sot e gjithë ditën shoqëria kosovare nuk i ka dhënë vendin e merituar kësaj rezistence e cila për mendimin tim, në esencë është rezistencë paqësore- rugoviste.

Një sistem i tërë paralel i ngritur në mbijetesën e popullit të Kosovës, shkolla shqipe në vitet e 90-ta në veçanti punonjës e arsimit sikur dhe familjarët që rrezikuan jetën e tyre duke lëshuar shtëpitë në shkolla, ka bërë qe populli i Kosovës të ketë shtyllën kryesore të qëndresës së vetë për të derivuar më pas edhe rezistencën në degë të tjera deri në atë të armatosur të UÇK-së, e cila filloi luftën e armatosur për çlirimin e vendit.

Si mund të mendohet rezistenca e jonë, mbështetja ndërkombëtare për Kosovën në ato vite të vështira pa organizimin e shkollës shqipe. Edhe pesimistët më të mëdhenj e besojnë dhe e pranojnë se arsimi shqip në vitet e okupimit ka determinuar qëndresën dhe mobilizimin e përgjithshëm të popullit për të qëndruar në trojet e veta përkundër represionit dhe dhunës së pushtetit serb të instaluar në Kosovë.

Unë jam shumë e lumtur, që në cilësinë e deputetes së Parlamentit të Kosovës dhe të Komisionit për Arsim, kam dhënë kontributin për të ndihmuar që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të përfundojë ligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, i cili shumë shpejt pritet të kalojë edhe procedurat e tjera në Kuvend.

Përkundër problemeve të mëdha buxhetore, dhe zërave se ky ligj mund të ketë implikime buxhetore , unë dua të shpreh mbështetjen dhe të kërkojë mirëkuptimin e të gjithë faktorëve relevantë të shoqërisë kosovare, se ky ligj duhet të aprovohet dhe të jetësohet, gjithnjë në vlerësimin e punës së atyre burrave dhe grave që mbajtën gjallë kauzën e arsimit si armën kryesore të kauzës kombëtare në ato vite .

Uji Dea

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, janë rreth 22 mijë mësimdhënës të asaj kohe në të gjitha nivelet, dhe rreth 3 mijë e 200 pronarë që kanë liruar shtëpitë e tyre, dhe një numër i madh kontribues të tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre për të mbajtur gjallë arsimin shqip në ketë periudhë.

Si deputete e Parlamentit të Kosovës unë radhitem nga ata qytetarë të vendit që: Vitet e 90-ta i konsiderojmë si vitet me të shenjta të arsimit shqip, vite kur po vihej në pikëpyetje çdo gjë shqipe në Kosovë.

Mësimdhënësit mbeten luftëtarët e parë që nisen të vënë themelet e para për shtetësinë e Kosovës. Dhe kjo rezistencë paqësore sikur pasqyron më së miri tharmin dhe frymën e një lëvizjes pacifiste qe ndërtoi dhe mbarështoi ideatori saj presidenti Ibrahim Rugova.

Të njohësh meritat e arsimit shqip të viteve të 90-ta është te rikonfirmosh edhe vlerat dhe flijimin sublim që bënë më pas ushtarët dhe heronjtë e UÇK-së, pa vlerat e të cilëve sot s’do jetonim të lirë nën këtë qiell të bukur të lirisë së Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.