ARKATANA

Rezervisti Haxhi Shala e siguron fitoren e Feronikelit

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Skuadra e Dritës si nikoqire pësoi humbje me rezultat 0-2 nga kampioni aktual dhe kryesuesi i Superligës së Kosovës në futboll të javës së 24.

Ashtu siç është pritur se do ta ketë shumë vështirë për një rezultat pozitiv u dëshmua gjatë 90 minutave mysafirët me lojën që treguan dhe me fondin e futbollistëve me plot meritë arkëtoi tri pikë duke u kthyer në Drenas me gjahë të plotë.

Mysafirët ishin ata të cilët rrezikuan të parët në minutën e 18 Mark Milicaj nga 18 metra gjuan furishëm Betim Halimi i Dritës dëbon topin shkurtazi gjerë tek futbollisti mysafir Zeka i cili nga 7-8 metra gjuan me kokë jashtë portës.

Futbollistët e Dritës në minutën e 29 nëpërmjet kapitenit të tyre Armend Kastrati rrezikojnë portën mysafire gjuajtjen e Kastratit nga 32 metra portieri mysafir Flamur Neziri me mundë të madh e dëbon jashtë vijës fundore të tij.

Dy minuta më vonë Mark Milicaj i mysafireve nga 16 metra gjuan bukur, por edhe më bukur mbron portieri i Dritës Betim Halimi

Në minutën e 34 Skuadra e Dritës mbetet me një futbollist më pakë në fushë pasi gjyqtari nga Prishtina Genc Nuza e largon kapitenin e Dritës Armend Kastratin pasë një fërkimi që patë me Mevlan Zekën .

Me të filluar pjesa e dytë sulmuesi i Dritës Alban Shillova dy herë godet shtyllën mysafire.

Në pjesën e dytë dy rezervistët e Feronikelit, Përparim Livoreka dhe Haxhi Shala bëjnë kthesë në rezultat.

Eco Higjiena

Haxhi Shalës nuk ju deshën më tepër se 4 minuta për të shënuar dy gola. Së pari në minutën e 69 Livoreka depërton pason bukur gjerë te Shala i cili nuk e patë vështirë të shënon nga 7 metra.

Në minutën e 73 këmbëshpejti Livoreka mjaftë mirë gjen Milicën i cili pason gjerë të Shala duke ngritur epërsinë në 0-2.

Trajneri i Dritës Sedat Pajaziti pasë 90 minutave deklaroi:” Feronikeli ka skuadër shumë të mirë po ashtu edhe fondi i sajë është i pasur me futbollist, patëm presion të pikëve kjo ndikoi shumë, pastaj edhe kartoni i kuqë dhe humbja ishte e pa evituar, por gjerë në fund të kampionatit do të luftojmë me kapacitetin që kemi”.

Homologu i Pajazitit Afrim Tovërlani deklaroi:”Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve po i kthehemi lojës sonë ndërsa synimi ynë dihet titulli i kampionit” ./sylejman ismajli/rajonipress/

DRITA – FERONIKELI 0 – 2 (0-0)
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues rreth-700
Gjyqtar -Nuza, Berisha, Latifi, Mustafa
Kartona të verdhë- Baxhuku (D), Thaqi, Gërbeshi, Shabani (F)Kartonë të kuqë – Kastrati (D)

DRITA – Halimi, Baxhuku, Hashani, Haliti, Tusuni, Sejdiu, Berisha(Ajdari), Kastrati, Shillova(Kelmendi) Shabani, Murati(Shaqiri).

FERONIKELI- Neziri, Doshlaku, Thaqi, Gërbeshi, Limani, B.Shabani, Milicaj, Bardhi (Livoreka), Zeka (Demaku), Qorri, Eminhaziri(H.Shala)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.