Rezervisti Hajdini shpëton Trepçën 89 nga humbja
Gjilan – Në derbin e javës se 7 në mes Dritës dhe Trepçës 89 nga Mitrovica përfundoi pa fitues me rezultat 1-1.
Është pritur se dy skuadrat do të tregojnë futboll cilësor dhe ashtu ndodhi gjatë 90 minutave u tregua futboll cilësor e posaçërisht skuadra e Dritës me plot meritë i ka merituar tri pikët në këtë takim.
Gjerë në minutën e 24 gjithçka zhvillohej në mes të fushës kur Ramadani i vendësve gjuan nga 10 metra portieri mysafir Arben Beqiri mbron topi arrin gjerë te Shabani edhe ky gjuan, por portieri Beqiri edhe një herë intervenon duke shpëtuar portën e tij.
Në minutën e fundit të pjesës së parë mesfushori Xhevdet Shabani gjuan nga 25 metra por gjuajtja e tij përfundon mbi horizontalen e mysafirëve.
Me të filluar pjesa e dytë Xhevdet Shabani bukur shmang një mbrojtës mysafir harkon nga 15 metra nga këndi duke e gjetur të lirë bashkëlojtarin e tij Alban Shillovën të lirë e ky nga afërsia sjellë skuadrën e tij në epërsi në 1-0.
Në minutën e 70 Shabani shumë lehtë ka mundur të shënon por gjuajtja e tij përfundon mbi portë.
Xehetarët kanë mundur shumë lehtë të barazojnë rezultatin në minutën e 75 sikur sulmuesi Argjend Mustafa gjuan nga 10 metra, por aty ndërhynë futbollisti më i mirë i këtij takimi Erdin Hashani i cili dëbon topin jashtë portës së tij.
Fatin e këtij takimi e vendos rezervisti mysafir Pleurat Hajdini i cili nga 25 metra me një gjuajtje precize gjen këndin e epërm të portierit Latifi duke barazuar rezultatin në 1-1.
Sulmuesi i Dritës dhe gola shënuesi i vetëm në këtë ballafaqim në radhët e Dritës sikur të ishte më i vëmendshëm ka mundur tre minuta para përfundimit të takimit të sjellë gëzim në shkallët e stadiumit, por gjuajtja e tij nga 10 metra edhe pse ishte i vetmuar përfundon në duart e portierit mysafir Arben Beqirit.
Edhe pse gjatë 90 minutave u treguan 5 kartona të verdhë ndeshja ishte fer dhe korrekte.
Drita Trepça 89 1-1 0:0
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues:1000
Gjyqtar- Tefik Maloku, Bujar Selimaj, Fatlum Berisha, e Artan Tahiri.
Kartona të verdhë – Cakaj, Kastrati (Drita) Turku, Sahiti, Hajdari (Trepqa89)
Drita: Latifi, Hashani, Limani, Cakaj, Qerkini, Kastrati, Guraziu (Sërmaxhaj), Ramadani, Shabani, Krasniqi, (Tosuni), Shillova (A.Ramadani).
Trepça 89 : Beqiri, Mazrekaj(Hasani), Turku, Sahiti, Izmaku(Mustafa), Troshupa, A,Mustafa , Pevqeli. Hajdari, Potoku (Hajdini), Kurtishaj./rajonipress/


