Rezervisti Edison Kqiku këndell Gjilanin për t`i fituar 3 pikë
Gjilan – Në stadiumin e qytetit në Gjilan, në kushte optimale është zhvilluar ndeshja e Javës së 5-të, në Superligën e Kosovës në futboll, në mes Gjilanit e Arbërisë së Dobrajës.
Nga kjo ndeshje me pikë të plota ka dal Gjilani me rezultat 3-1 duke e shënuar fitoren e dytë në këtë stinorë.
Futbollistët e Gjilanit me një lojë mesatare kanë arritë t`i arkëtojnë edhe tri pikë të reja fal rezervistit Edision Kqikut, i cili ju dha zemër futbollistëve të tij që pikët të mbesin në Gjilan.
Rast të mirë shënimi kishte kapiteni Fiton Hajdari në minutën e 23-të, nga 12 metra gjuan portieri Donat Kaqiu ja mohojnë golin.
Futbollistët e Arbërisë në pjesën e parë ishin më të mirë se Gjilanasit, në minutën e 26-të, Kreshnik Baftijari depërton bukur gjuan por Enea Koliqi mbron gol të sigurt.
Një minutë më vonë atë çka nuk e bëri Baftijari, e bën nga 30 metra Dior Zabërgja i cili gjuan topi devijohet duke gjetur rrjetën e Koliqit.
Në minutën e 43-të, Keita Aziz bukur shërben Gramoz Kurtajn i cili nuk e pati vështirë të barazon nga afërsia në 1-1.
Në minutën e 51-të Gerhard Progni pas pasimit të Xheksonit me volej nga 16 metra godet horizontalen e portierit mysafirë Donat Kaqiut.
Kthesë në lojën e “bardhëkuqeve” të Gjilanit bën rezervisti Edison Kqiku në minutën e 60-të bukur depërton gjuan nga 16 metra nga këndi gjenë këndin e poshtëm të Kaqiut për rezultatin 2-1.
Futbollistët mysafirë në minutën e 75-të, mbesin me 10 futbollist në fushë kapiteni Labinot Ibrahimi ndëshkohet për herë të dytë me karton të verdh.
Golin e qetësisë Gjilani e gjenë në minutën e 80-të, edhe një herë Kqiku harkon deri tek Darko Nikaq i cili nga afërsia vulos fatin e kësaj ndeshje me rezultat 3-1.
Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka deklaruar.
“Jam i kënaqur me këtë fitore, më tepër po gëzohem që shënuam gola pasi na ka munguar në ndeshjet tjera, por po humbim shumë raste para portës kundërshtare, kjo fitore na jep edhe një stimulim edhe më të madh”.
Ndërsa trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, pas 90 minutave ka deklaruar.
“Edhe pse humbëm luajtëm mirë, filluam mirë këtë ndeshje por nuk e mbajtëm ritmin pasi bëmë disa gabime dhe kundërshtari na dënoi me lehtësi por skuadra e Gjilanit ka kualitet të lart të futbollistëve, dua t’ia përkujtoj disa ekspertëve të futbollit se Arbëria ka synim të krijojë një skuadër stabile në Superligë, e nuk jemi duke luftuar për titullin e kampionit”.
Pas pushimit prej një javësh Gjilani do të jetë si mysafirë në derbin e Anamoravës me Dritën./rajonipress/


