Mobi Casa

Rey Manaj zyrtarizohet te klubi i njohur turk

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj është edhe zyrtarisht një lojtar i ri i klubit nga Superliga e Turqisë, Sivasspor. Pas gjashtë muajve pa skuadër, sulmuesi shqiptar ka vendosur të vazhdoj karrierën në Turqi.

Manay ka arritur marrëveshje me Sivassspor dhe është prezantuar sot (e martë) te klubi i njohur turk. “Sivasspor ka arritur një marrëveshje me sulmuesin Rey Manaj për 3 vite, duke filluar nga sezoni 2023-24”, thuhet në njoftimin e Sivassporit.

Sulmuesi 26-vjeçar, i lindur në Lushnje të Shqipërisë e ka nisur futbollin te Sampdoria, ndërsa më pas luajti për Cremonese, Inter, Pescara, Pisa, Granada, Albacete, Barcelona, ​​Spezia dhe në fund te Watford.

Mobi Casa

Manaj, i cili ka luajtur 213 ndeshje në karrierën e tij, ka shënuar 51 gola.

Sulmuesi i talentuar ka djersitur gjithashtu 30 herë fanellën e kombëtares shqiptare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.