Fundamenti

Rexhepi: VV ka ambicie të sëmurë për pushtet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi thotë se në protestën e së hënës dhuna është ushtruar nga demonstruesit dhe jo nga policia , e cila sipas tij ka kryer punën e vet.

“Në përgjithësi forca nga policia është përdorur në mënyrë proporcionale” tha Rexhepi.

“Nëse përdoret guri në protesta, ai mundet më qenë edhe vdekjeprurës” vazhdoi më tej Rexhepi.

Sipas Rexhepit Vetëvendosje po mundohet të marrë me dhunë pushtetin, por sipas tij pushteti merret vetëm me vota.

“Ambicia e Vetëvendosjes për pushtet është e sëmurë” ka theksuar Rexhepi në KTV.

Eco Higjiena

Sa i përket raportit të Amesty Internacional i cili ka dënuar dhunën e përdorur nga policia në protestuesit, Rexhepi ka thënë se AI është çdo herë në krahë të atyre që janë më pak të fuqishëm.

Ministri Rexhepi ka folur edhe për raportin me Kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi për të cilin ka thënë se “kanë zgjatur duart” sepse sipas tij ai nuk mbanë inat më askënd.

“Unë nuk mbaj inat me të, por miçësia nuk do të jetë e njejtë më. Termi rrugaq nuk eshte i mirë, dhe nuk pranohet lehtë. Ai ka kërkuar falje, por fjala ka mbetur” ka thënë Rexhepi, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë Ministri i Punëve të Brendshme ka pranuar që do të hetohen rastet individuale në të cilat do të konstatohet se policia ka kaluar kufijtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.