UBT

Rexhepi: Vërshimet në Gjilan u menaxhuan profesionalisht

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Halit Rexhepi drejtor për mbrojtje dhe shpëtim duke folur për vërshimet e fundit në rajonin e Gjilanit thotë se përkundër vështirësive në teren dhe rritjes së nivelit të ujit në disa lumenj situata është menaxhuar profesionalisht dhe është ndihmuar aty ku edhe kërkuar ndihma e organeve komunale.

Halit Rexhepi i cili edhe personalisht vet ka vizituar shumë fshatra, familje të rrezikuara thotë se aktualisht niveli i ujit është në rënie dhe se situata pas vërshimeve të fundit është nën kontroll raporton rajonipress.

Rexhepi tha se nga vëzhgimi i gjendjes në teren nga zyrtarët e drejtorisë si dhe nga njoftimet e qytetarëve, kemi parë të nevojshme të shtojmë masat e përcjelljes së gjendjes së rritjes së nivelit të ujit në lumenjtë dhe prrockat e komunës së Gjilanit.

Halit Rexhepi drejtor për mbrojtje dhe shpëtim thotë për rajonipress se thirrje për ndihmë fillimisht ka pasur nga qytetarët e Zhegrës të cilët kanë njoftuar për rritje të nivelit të ujit në lumin e Zhegrës në fshatin Lladovë. “Ne si drejtori kemi marrë masa të menjëhershme të intervenimit duke i angazhuar njësitet e Shërbimit Zjarrfikës dhe Shpëtimit të cilët me një herë kanë dal në vendin e incidentit për të intervenuar. Njëkohësisht zyrtarët e drejtorisë kanë përcjellë nivelin e rritjes së ujit në të gjithë hapësirën e komunës dhe në vendet e ndjeshme ku sipas “Planit të Vlerësimit të Rrezikut” parashihen vërshime të mundshme”.

Sipas Rexhepit gjatë 48 orëve të fundit ka rezultuar se vërshimet janë shkaktuar si pasojë e rritjes së nivelit të ujërave nga reshjet e shiut derisa vërshimet më të theksuara kanë qenë për gjatë lumit të Zhegrës dhe kanë përfshirë fshatrat Shurdhan, Pidiq, Haxhaj, Zhegër, Lladovë; si dhe në lagjen e Jahirajve në fshatin Gadish.

Vërshimet kanë përfshirë kryesisht arat e punuara, kopshtet dhe oborret e shtëpive. Dëme një njerëz dhe të mira materiale nuk janë raportuar derisa si pasojë e vërshimeve ka pasur edhe shembje të dheut në rrugën regjionale Zhegër deri në pikën kufitare me Maqedoninë.

Eco Higjiena

Në fshatin Lladovë dhe në fshatin Gadish nga vërshimet është shkaktuar ndotja e puseve të ujit kurse në disa vende vërshimet janë shkaktuar nga faktori njeri dhe atë si shkak i hedhjes në lumenj dhe prrocka të mbeturinave dhe materialeve inerte, si dhe është bërë devijim i lumenjve.

Rexhepi tha se masat e marra nga drejtoria kanë qenë kryesisht preventive dhe janë orientuar në parandalimin dhe mënjanimin e dëmeve si dhe në bashkëpunim me “Hidromoravën” janë furnizuar qytetarët me ujë të pijshëm.

Në eliminimin e pasojave të vërshimeve në pikat kritike në qytet është angazhuar edhe Drejtoria për Shërbime Publike derisa është intervenuar në disa segmente të lumenjve në fshatin Gadish, Pidiq, Lladovë, duke ngritur argjinatura të lumenjve në mënyrë që në të ardhmen të zvogëlohen rreziku nga vërshimi.

Në fshatin Stanqiq ka ardh deri te shembja e dheut ku ka mbuluar një rrugë të fshatit e cila me intervenimin tonë është aftësuar por kalimin e qytetarëve dhe automjeteve
Janë vizituar fshatrat Pogragj, Inatovc, Uglarë ku dëme në shtëpi dhe në njerëz nuk ka pasur.

Rexhepi tha se kërkesa për ndihma materiale në sanimin e dëmeve në shtëpitë e banuara nuk kanë pasur , ato kryesisht janë në vlerësimin e dëmeve në tokat e punuara të cilën është duke e bërë drejtoria e Bujqësisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.