FIDANISHTJA

Rexhepi: Sfida më e madhe përballja me vërshimet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komiteti për Shërbime Publike, Banim, Mbrojtje dhe Shpëtim (KSHPBMSH) ka miratuar të enjten raportet e punës së Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe asaj për Shërbime Publike, të cilat i kanë prezantuar Halit Rexhepi dhe Sokol Haziri, pas një diskutimi të gjithanshëm, përkrahës dhe kritik, të anëtarëve të kësaj trupe komunale, Isa Agushi, Mizafere Ismajli, Burhan Selmani, Ilir Tahiri, Krenare Latifi e Rashit Ymeri. Halit Rexhepi (DMSH) ka thënë se në periudhën janar-mars 2015, sfida më e madhe për ta ka qenë përballja me vërshimet. Punët tjera të kësaj drejtorie, si aktivitete të rregullta, janë paraqitur në raport në mënyrë gjithëpërfshirëse, ka thënë Rexhepi.

Ndërkaq, Sokol Haziri (DSHP), tha se tremujori ka qenë periudhë mjaft sfiduese për drejtorinë e Shërbimeve Publike, sa i përket përballjes me vërshimet, gjendjen e rrugëve, sikurse edhe punët e mira që janë bërë te mirëmbajtja e hapësirave publike, ndriçimi publik dhe shërbimet tjera të rregullta që kryhen në këtë sektor.

Haziri tha se ka pasur vonesa te mirëmbajtja dimërore e rrugëve, shkaku i procedurave të përzgjedhjes së operatorit, të cilat kryen nga Zyra e Prokurimit. Ai u shpreh i pakënaqur me kompanitë e kontraktuara, duke thënë se po mundohen që punët t`i bëjnë shkel e shko.

Sa i përket ndriçimit publik, Haziri ka thënë se deri tani janë vendosur 1800 trupa ndriçues dhe janë shtrirë 82 km rrjet, por qëllimi ynë është që me ndriçim publik të mbulohet tërë zona e Gjilanit, ka thënë ai.

Përkohësisht është zgjidhur edhe problemi i varrezave, duke bërë një zgjerim të hapësirës ekzistuese, ndërkohë që duhet të mendohet për një lokacion tjetër, si zgjidhje afatgjatë.

United Hospital

Haziri ka thënë se së shpejti do të fillohet me shtresim e rrugëve të dëmtuara, në vend se të bëhet arnimi i tyre, ndërkaq sa i përket transportit urban, projekti është gati dhe vetëm duhet të jepet urdhri për zbatimin e tij.

Duke u përgjigjur në interesimet konkrete të anëtarëve të Komitetit, rreth ankesave dhe kërkesave të qytetarëve, Haziri ka thënë se i vetmi problem për mua është mungesa e parave për t`i përmbushur të gjitha nevojat dhe asgjë tjetër.

Isa Agushi, kryesues i KSHP, tha se Komuna duhet të jetë e gatshme gjithmonë që t`i ndihmojë qytetarët e vetë. Duke qenë edhe vetëkritik, Agushi tha se për mua, në plan të parë është puna që duhet të bëjmë të gjithë së bashku për të mirën e qytetarëve. “Unë, parimisht jam me të drejtën, para se të jem me partinë që i përkas. Ndryshe nuk mund të ecim përpara”, ka thënë Agushi.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë e Agushit (LDK), përfaqësuesi i PDK-së në Komitet, Ilir Tahiri ka thënë se ky është sinjal i mirë, meqë pozita po e kritikon vetveten./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.