Mobi Casa

Rexhepi pranon se droga kalon përmes Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka pranuar se përmes Kosovës kalon një pjesë e mirë e drogës së Ballkanit, duke specifikuar se në të shumtën e rasteve kjo drogë është marihuanë dhe heroinë.

Sipas tij, kokaina kontrabandohet më shumë përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë, shkruan Koha.

“Një prej rrugëve është edhe Kosova, mirëpo kjo rrugë kalon edhe nëpër vende tjera. Kur flasim për heroinën, është e vërtetë se pjesë e kësaj rruge përmes së cilës kontrabandohet kjo drogë, përfshinë edhe Kosovën, e që më pas shkon nga Afganistani, Irani, më pas nga Turqia, Bullgaria, Greqia, Serbia, Maqedonia, Kosova e më tej”, ka thënë Rexhepi.

Mobi Casa

Sipas fjalëve të tija, marihuana më së shumti vjen nga Shqipëria, ndërsa kokaina përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“Megjithatë, po flasim për sasi të vogla, dhe nuk mund të themi se [Kosova] është ndonjë kanal. Në vend të parë është marihuana apo kanabisi, ndërsa në të dytin është heroina”, ka thënë Rexhepi për të përditshmen e Podgoricës, “Dnevne novine”.

Ai shton se nuk ka informacione konkrete për grupe të organizuara kriminale që merren me tregtinë e drogës, mirëpo as nuk e mohon ekzistimin e grupeve të tilla. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.