KKGJILAN

Rexhepi: Popullata e Luginës të mos presin bashkim me Kosovën me këta liderë që kemi

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Preshevë,- Lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, njëhershëm dhe ish-ushtarak i UÇPMB-së, në një intervistë dhënë “Presheva Jone” duke folur për të ardhmen dhe të kaluarën e Luginës dhe liderëve të saj me aktivitete kombëtare e antishqiptare të liderëve ai ka deklaruar se “nëse Ragmi Mustafa qysh në vitin 1982 ka qenë në një lojë të ndyrë anti-shqiptare, në një proces gjyqësor të montuar politik kundër disa të rinjve shqiptarë të Preshevës në një gjykatë serbe, atëherë çfarë mund të pritet tjetër prej tij, pos retorikës plotësisht të rrejshme patriotike. Prandaj së shpejti, gjerësisht do t’ia sqarojë opinionit veprimet e vitit 1982 të Ragmi Mustafës…”

“Presheva Jone”: Z. kryetar flitet qe 10 vjet apo 20 vjet e më shumë për diskriminim të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Pushtetarët shkojnë e vijnë, në Luginë vetëm diskriminimi “besnik”, nuk po lëviz dot ?! Pra, fillimisht, mund të na e përshkruani situatën aktuale politike të Luginës së Preshevës?

Rexhepi: Situata, çfarë t ju them është ajo që është qe plotë 10 vjet, 20 vjet apo sa të dush të thuash, shkuan, u shndërruan pushtetet, por regjimi mbet po ai që ka qenë gjithnjë kundër shqiptarëve. Kjo po dëshmohet me politikat e tyre diskriminuese duke filluar nga ato elementare deri tek arrestimet, vrasjet, burgosjet, proceset e montuara politike, militarizmi i viseve shqiptare bashkë me provokimet e xhandarmerisë serbe, pastaj çështja e flamurit, shkollimit, punësimitetj…Gjithçka po përgatitet për aktin e madh historik që detyrimisht duhet të ndodhë, ri-rregullimin e pamjes së Ballkanit, aq më parë kur më 30 janar 2013 i zhduket vlera juridike vendimeve të Konferencës së vitit 1913 të Londrës, Konferencë e cila neve Shqiptarëve na nxori, jo më të dëmtuarit nga të gjithë, por të vetmit të dëmtuar, si në numër po ashtu edhe në territore. Prandaj është fare pak e rëndësishme se si është në këto momente situata politike dhe e sigurisë në gjithë Luginën e Preshevës. Tashmë edhe fëmijët e djepit po e dinë se po përgatitet autonomia për veriun e Kosovës, e cila do të jetë vetëm alibi-hyrje për lojën e madhe e cila do të pasojë, dhe në këtë lojë do të dalin fitues ata që janë më të përgatiturit dhe deri në këto momente, nëse nuk ndryshon asgjë, këta janë Serbët dhe Maqedonët.

“Presheva Jone”: Dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë siç e dini edhe pa përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, çka pret Lugina e Preshevës nga Brukseli apo Prishtina e Beogradi ?

Rexhepi: E para, duhet të shtrohet pyetja se ku do të jetë Lugina e Preshevës gjatë këtij dialogu, dhe unë menjëherë po them askund. Anash asaj se çka thotë Hashim Thaçi i cili në çdo aspekt ka degraduar plotësisht, po ashtu edhe anash asaj se çka thotë Sali Berisha, i cili nuk ka çka të degradojë, sepse i tillë ka qenë gjithmonë, duhet një akt i madh politik i Luginës së Preshevës, shpallja e Autonomisë Politiko-Territoriale me të drejtë Bashkimi me Republikën e Kosovës, si shkallë e parë drejt aktit final, gjë të cilën pos që shumë herë e kam thënë publikisht dhe kam propozuar në çdo mbledhje të kryesisë së Kuvendit të Delegatëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, por as që ka qenë i interesuar dikush të dëgjojnë e lëre më të jetë i gatshëm për një akt të tillë. Ragmi Mustafa, Riza Halimi, Nagip Arifi, Rahmi Zylfiu, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi dhe të gjithë të tjerët, nëpër muhabete të kafeneve dhe të zyrave të tyre, në stilin më banal dhe më qesharak, për ta mbuluar frikën dhe paaftësinë e tyre, arsyetohen rrejshëm se janë të kufizuar nga filan e filan Ambasadorët të filan e filan shtetet relevante, duke harruar se ishin pikërisht udhëheqësit jo-legjitim serbë të veriut të Kosovës që edhe pas kërkesave këmbëngulëse të SHBA-ve, BE-së, të Rusisë, po edhe pas sulmit të armatosur të KFOR-it, nuk u tërhoqën nga kërkesat e tyre, prandaj edhe këto kërkesa tashmë janë në tavolinë. Sidoqoftë, Lugina e Preshevës u përfshi o nuk përfshi në dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, ajo do t’i ribashkohet Kosovës. Por, duke mos harruar se popullata e Luginës të mos presin bashkim me Kosovën me këta liderë që kemi.

Nëse koalicionit mes Riza Halimit, Rahmi Zylfiut, Jonuz Musliut dhe Skender Destanit, Serbia ia jep mandatin e Deputetit në Parlamentin serb, pa vota të mjaftueshme, përkatësisht pa vota të fituara, çfarë mund të pritet nga këta katër. Nëse Ragmi Mustafa qysh në vitin e largët 1982 ka qenë në një lojë të ndyrë anti-shqiptare, në një proces gjyqësor të montuar politik kundër disa të rinjve shqiptarë të Preshevës në një gjykatë serbe, çfarë mund të pritet tjetër prej tij, pos retorikës plotësisht të rrejshme patriotike. Prandaj edhe së shpejti, gjerësisht do t’ia sqarojë opinionit veprimet e vitit 1982 të Ragmi Mustafës.

“Presheva Jone”: Çka mund të na thoni lidhur me aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar në Luginë?

KKGJILAN

Rexhepi: Aktivitetet rreth festimit të 100-vjetorit të shtetësisë shqiptare nuk më interesojnë fare, sepse në momentet kur po përgatitet dëmtim i dytë i rëndë i trojeve shqiptare, shumëkush po bëhet gati të festojë dëmtimin e parë, më të rëndin, të para 100 vjetëve.

Lugina e Preshevës u përfshi o nuk përfshi në dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, ajo do t’i ribashkohet Kosovës

“Presheva Jone”: Pas 100-vjet pavarësi të shtetit shqiptar, në Luginë u luftua nuk u luftua Kosova Lindore ende pa flamur. Pse? A do të valojë sivjet flamuri në godinën e Komunës se Bujanocit a jo ?

Rexhepi: Duhet të pyetet se a do të vijë liria në Luginë të Preshevës, se me ardhjen e saj do të vijnë gjitha gjërat që i duhen njeriut shqiptar, e së bashku me to edhe Flamuri.

“Presheva Jone”: Në këtë rajon u mbajt një referendum. Sa është unik faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës, në realizimin e verdiktit të popullit të shprehur në Referendumin e vitit 1992?

Rexhepi: U mbajt një Referendum i madh për lirinë e Luginës së Preshevës, u bë një Luftë e madhe e armatosur për lirinë e saj, përfaqësuesit politikë shqiptarë të Luginës, për dallim nga përfaqësuesit serbë të veriut të Kosovës, janë në radhë të parë legjitim për Serbinë dhe automatikisht edhe për faktorin ndërkombëtar, por atyre u mungon dhe sipas të gjitha gjasave deri në fund do t’u mungojë guximi i të shtrënguarit të prapanicave, prandaj edhe fatkeqësisht unitetit do të mungojë. Miqve tanë të mëdhenj, SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Turqisë dhe Gjermanisë i duhet një fakt i madh në tavolinë, akti politik i shpalljes së Autonomisë për Luginën e Preshevës, që të kenë argument bindës të na mbrojnë.

Po të mos e shpallte Pavarësinë Shqipëria, vetëm dy muaj para vendimeve katastrofale të Konferencës së Londrës, amerikanët e atëhershëm nuk do ta kishin as më të voglën mundësi për ta mbrojtur atë, prandaj edhe duhen vendimet e mëdha, pa marrë parasysh se çfarë thotë disa liderë. Më 30 janar 2013 i zhduket vlera juridike vendimeve të Konferencës së vitit 1913 të Londrës, Konferencë e cila ne shqiptarëve na nxori, jo më të dëmtuarit nga të gjithë, por të vetmit të dëmtuar, si në numër po ashtu edhe në territore. /rajonipress/