Mobi Casa

Rexhepi: Plani emergjent komunal prioritet për vitin 2014

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Halit Rexhepi drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim thotë për rajonipress se kjo drejtori i ka të gjitha kapacitet profesionale që të përballet me fatkeqësitë natyrore të verës. Rexhepi thotë se prioritet për këtë vit mbetet krijimi i planit emergjent komunal, ngritja e qendrës operative komunale etj.

Halit Rexhepi me profesion është jurist dhe është fat i mirë që ai ka qenë zyrtar i lartë për situata emergjente për një kohë të gjatë dhe është njëri prej autoriteteve që ia ka besuar këtë detyrë Lutfi Haziri.

Rexhepi për rajonipress shpalos prioritet e drejtorisë së tij për vitin 2014 si dhe tregon gatishmërinë dhe anën profesionale që posedon kjo drejtori për tu ballafaquar me zjarret, mungesën e ujit dhe situatat e tjera të paparashikueshme.

Rexhepi thotë se pas marrjes së pozitës ka vlerësuar se gjendja në këtë drejtori është e mirë sepse stafi i saj asnjëherë nuk është ndërruar. Për Rexhepin prioritet për vitin 2014 mbetet krijimi i Planit Urgjent Komunal, plan ky të cilin nuk e ka komuna e Gjilanit, por që nuk e posedojnë as edhe ndonjë komunë tjetër në Kosovë.

Si prioritet tjetër mbetet ngritja e Qendrës Operative Komunale e cila merret me grumbullimin dhe mbledhjen e të dhënave për fatkeqësitë natyrore. Sipas tij tashmë janë identifikuar 11 strehimore në qytet të cilat nuk mirëmbahen e as nuk shfrytëzohen profesionalisht.”Edhe te strehimoret kemi nevojë që të bëjmë një vlerësim profesional dhe të pastrohen ato e të bëhen të gatshme për përdorim” tha Rexhepi.

ARKATANA

Rexhepi thotë se po e shikon mundësinë që së bashku me Agjencionin e Emergjencave që vepron në kuadër të MPB-së ta definojnë dhe harmonizojnë çështjen e kompetencave rreth emergjencave.

Rexhepin e brengos fakti që shërbimi i zjarrfikësve shpesh humb kohë për shkak se rruga ku ata duhet të kalon është e ngarkuar.”Do ta bëmë rrugën e tyre njëkahëshe në mënyrë që ata mos të kenë probleme në komunikacion gjatë intervenimit”.

Megjithatë Rexhepi thotë se zjarrfikësit dhe shërbimi i tyre kanë nevojë për aparaturë të re sepse aktualisht i kanë vetëm dy kamion që janë prodhim i vitit 1985/86. “Me këtë teknikë realisht s`ka kushte për intervenime të shpejta dhe ne po përpiqemi që ta modernizojmë këtë sektor dhe kemi kërkuar një automjet nga UNDP për intervenime të tilla” tha Rexhepi.

Rexhepi qysh tani mendon për kohën e zjarreve. “Vetë fakti që ka mungesë të ujit të pijshëm dhe kemi një verë të nxehtë e të thatë realisht edhe pritet të ketë zjarre. Qysh tani kemi krijuar komisionin komunal emergjent i cili do të merret me përkujdesjen e kursimit të ujit dhe gjetjen e burimeve të ujit dhe parandalimin e zjarreve në komunën e Gjilanit. Ne qysh tash jemi duke i marr masat për të ndaluar zjarret malore dhe llojet tjera të fatkeqësive” tha Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.